Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në zonën e Thethit ku po shemben godinat pa leje nuk do të ndërtohen resorte.
“Dëgjova që predikohet se po i hapet rrugë oligarkëve”, tha Rama, duke shtuar se aty nuk bëhet fjalë për të lejuar ndërtime.
Kryeministri theksoi se do t’i mbështesë të gjithë njerëzit që kanë prona në male, por me kushtin që t’u drejtohen institucioneve përkatëse për të marrë leje.
“Teoria pse në sezon? Nuk kemi kohë për të pritur”, u shpreh kreu i qeverisë.
Edi Rama: Dëgjova që predikohet se po i hapet rrugë oligarkëve. Aty nuk bëhet fjalë për të lejuar ndërtime dhe për të ngritur resorte turistike. Të gjitha teoritë janë për të ardhur keq, Thethi dhe banorët e tij nuk janë ata që shfaqen në ekran, por janë një grusht njerëzish që nuk janë lidhje me këtë histori.
Do ti mbështesim të gjithë njerëzit që kanë prona në male dhe tu drejtohen institucioneve përkatëse për të marrë leje.
Teoria pse në sezon, nuk kemi kohë për të pritur, aq më tepër që po bëhet në të gjithë Shqipërinë, në zonën e bregdetit.
Në bregdet ka pasur goditje dhe prishje të ndërtimeve të ashtuquajturve oligarkë, ka pasur edhe gjoba të rënda për shkelje të ndërtimeve.