HomePolitikeTopi: Përplasja me Berishën nisi pas Gërdecit, kulmoi në 21 Janar! Ç’mendon...

Topi: Përplasja me Berishën nisi pas Gërdecit, kulmoi në 21 Janar! Ç’mendon për drejtuesit e PD: Nuk e vë në punë inteligjencën në këto raste

Ish-presidenti Bamir Topi, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV iu rikthye përpasjeve të ashpra madje edhe publike me kryeministrin Sali Berisha në vitet 2008 dhe më pas në vitin 2011.

Ai tha se përplasja e parë ndodhi pas shpërthimit në Gërdec ku vdiqën 26 njerëz dhe u plagosën mbi 300 të tjerë, pas të cilës edhe u bë edhe marrëveshja Berisha-Rama për ndryshimet kushtetuese. Ndërsa kulmi i përplasjeve institucionale ndodhi pas vrasjes së 4 protestuesve në bulevard, përpara kryeministrisë më 21 janar 2011, gjatë protestës së organizuar nga PS-ja, kut Topi tha se mbështeti organet e drejtësisë që ishin sulmuar ashpër nga kryeministri i asaj kohe, Berisha.   

“Përplasja e vërtetë me Berishën ka ndodhur në vitin 2008 dhe ka qenë shumë institucionale. Nisi pas 15 marsit 2008 me shpërthimin e Gërdecit. Pasi jemi kthyer nga Bukureshti kur morën ftesën për anëtarësimin në NATO dhe 2-3 ditë pas këtij momenti shikoj flash informativ që vinte nga komisioni i ligjeve dhe çështjeve kushtetuese, i cili po trajtonte marrëveshjen që është votuar më 21 prill 2008. Aty ngrihet një ish-deputete e Shkodrës dhe propozon që ndryshimet kushtetuese që do të bëheshin të kundërfirmoseshin nga kryeministri. Kishte filluar lufta. Ishte një nga normat më antidemokratike. Ky episod ngriti alarmin se unë s’kisha asgjë në dorë, asnjë letër. Unë mora informacionin se këta po punonin me opozitën. Ishte një projekt i Berishës dhe i Ramës dhe e futën Shqipërinë në një periudhë krizash ciklike.

Me kushtetutën që këta realizuan ti mund të zëvendësosheshe për 24 orë me 71 vota jo me 84 si më parë.

Kam folur një javë para se të miratohej kjo marrëveshje okulte se dëmi ishte te partitë brenda, beteja kundër institucioneve, kthimi nga republikë parlamentare në republikë kryeministore. Ka 17 vite që unë i bie kësaj melodie që opozita sot e mallkon, por nuk e thotë dot se e ka arkitektin aty brenda.

Një javë pas Gërdecit unë thirra Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe në atë takim ka patur diskutime që mbeten aty brenda, janë në Arkivën e Presidencës. 

Përplasja jonë vjen në 21 janar 2011. Këtu gjërat harrohen shumë shpejt. Pas asaj që ndodhi në bulevard unë kam dalë në një status dhe ka qenë shqetësim maksimal nga ana ime se ishin vrarë njerëz dhe mesa duket ajo që kam cilësuar ka qenë vrasjet në bulevard dhe nuk kam thënë vrasjet në kryeministri. Të gjithë e panë skenën 3D dhe mbajta qëndrim shumë të fortë dhe më pas u dhashë mbështetje publike institucioneve të drejtësisë nga prokurorja e përgjithshme e më tej”- u shpreh ndër të tjera ish-presidenti Topi.

“Ç’mendon për drejtuesit e PD, Flamurin, Albanën…?”/ Bamir Topi: Nuk e vë në punë inteligjencën në këto raste, nuk kam mendim…

Bamir Topi, ish funksionar i PD-së në vitet 2000 dhe më pas president dhe kryetar i FRD-së, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, refuzoi që të jepte një opinion për drejtuesit aktualë të PD-së, duke u shprehur se nuk i konsideronte ata. Por ai shprehu keqardhjen për gjendjen ku ndodhet Partia Demokratike, sepse, sipas tij, ajo është parti me kontribute reale në të shkuarën. 

Pjesë nga biseda

Rakipi: Ç’mendim ke për udhëheqësit e tanishëm të PD-së, Flamur Noka, Albana Vokshi, Klevis Balliu?

Topi: Nuk kam mendim, nuk kam mendim.

Rakipi: Domethënë e paske lënë mendimin ti tani?

Topi: Jo, nuk kam mendim për ata. Njeriu vë trurin, inteligjencën dhe gjithçka tjetër në punë kur ka diçka për ta konsideruar. Unë nuk e konsideroj më.

Rakipi: Nuk e konsideron më?

Topi: Jo, absolutisht. Ti mund të jesh humbës në një betejë, por kur me koshiencë kërkon të ruash privilegjet që të jep të qenurit, qoftë edhe kryetar i opozitës, apo ata që marrin rroga të majme në parlament…

Rakipi: Po mirë, nëse të thonë hajde tani. Dërgon Flamurin ai dhe i thotë “shko te Bamiri!”, siç të thanë edhe në 1996-ën, se edhe atëherë një njeri dërgoi ai, të thirri dhe vajte. Tani ai dërgon prapë se ka nevojë shumë, vazhdimisht ai ka nevojë. në 1996-ën kishte nevojë të madhe, ndodhi 1997-a kishte nevojë. Vazhdimisht ai ka nevojë se dalin shumë grupe armiqësore dhe tani vjen Flamuri dhe ta thotë ty, si Doktori: Bamiiir! Çfarë do të bësh ti? Do të vesh prapë si në 1996-ën, apo?

Topi: Do t’i them faleminderit, bëji të fala Doktorit! Po sjell një situatë hipotetike dhe unë në mënyrë hipotetike po të them se çfarë do t’i them.

Rakipi: Ti aty nuk afrohesh më? Jo po të pyes se nuk dihet çfarë ndodh.

Topi: Ti ke hall që të shkoj, apo të mos shkoj?

Rakipi: Po që të rregullohet PD-ja, edhe mund të shkosh. Të ribëhet ajo parti.

Topi: Po si ribëhet ?

Rakipi: Të hapet, të hyjnë të gjithë njerëzit. Këtë i kam thënë në një shkrim.

Topi: Po pse ku jemi, te Black Friday ku presin orarin për t’u futur për të blerë?

Rakipi: Partitë politike janë grumbullime masive të njerëzve, ti nuk mund t’i mbyllësh dyert, siç i mbylli ai me Lulin disa kohë.

Topi: Unë kam një keqardhje të madhe jo për ata që janë atje, por për historikun e PD-së, sepse një pjesë të saj e kam edhe unë dhe ajo është parti me kontribute reale.

Rakipi: E ke vënë re kush vjen aty tani? Fatmiri ngjit shkallët, pastaj shkon bën fotografi me kongresmenët. 25 parti mblodhi herën e fundit…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular