I nxehti Afrikan vijon ndikimin e tij edhe gjatë ditës së martë, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta, ku vlera ekstrem priten në zonat Jugore deri në 39 gradë Celcius. Orët e pasdites sjellin prezencë të vranësirave të pakta në të gjithë territorin e vendit ku më të dukshme do të jenë në zonat verilindore dhe juglindore, duke sjellë momenet me pika shiu. Rritet ndjeshëm lagështira relative në ajër duke bërë që i nxehti të ndjehet edhe më shumë.
Temperaturat e ajrit do të rriten sërisht në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 39°C vlera më e lartë e cila pritet për-gjatë Ultësirës Perëndimore.
Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas herë mesatare me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi permanent Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.