HomePolitikeRama pret në Rinas Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin...

Rama pret në Rinas Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed: Mik i vjetër dhe i shtrenjtë i popullit shqiptar

edi rama

Kryeministri Edi Rama ka mirëpritur Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed.

Rama shkruan, në një postim në Facebook, se Sheikh Muhammed Bin Zayed është mik i vjetër dhe i shtrenjtë i popullit shqiptar.

“MIRËMËNGJES 😊 dhe me mbërritjen mbrëmë në Shqipëri të një miku të vjetër e të shtrenjtë të popullit shqiptar, këtej e andej bjeshkëve, ju uroj një ditë të mbarë✋” shkroi Rama.

Kreu i qeverisë e ka pritur presidentin e Emirateve të Bashkuara në aeroportin e Rinasit dhe më pas në Kryeministri.

Edi Rama Sheikh Muhammed Bin Zayed

Gjatë takimit mes Ramës dhe Sheikh Muhammed Bin Zayed është diskutuar në lidhje me mënyrat për të zgjeruar më tej marrëdhëniet dypalëshe.

Duke i uruar mirëseardhjen Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe delegacionit shoqërues në Zyrën e Kryeministrit Rama shprehu besimin e tij se vizita do të ndihmonte në krijimin e rrugëve të reja të bashkëpunimit dhe do të çonte përpara ambiciet e zhvillimit të të dy vendeve.

Në takim u diskutua edhe mbi mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm, veçanërisht në sektorët prioritarë, duke përfshirë ekonominë, tregtinë, energjinë e rinovueshme, sigurinë ushqimore dhe teknologjinë.

Të dyja palët shkëmbyen gjithashtu pikëpamje mbi një sërë çështjesh rajonale dhe ndërkombëtare me interes të ndërsjellë dhe diskutuan rëndësinë e dialogut dhe diplomacisë në zgjidhjen e konflikteve. Ata nënvizuan nevojën për një bashkëpunim më të fortë ndërkombëtar për të promovuar paqen, stabilitetin dhe sigurinë si në nivel rajonal ashtu edhe në atë global.

Edi Rama Sheikh Muhammed Bin Zayed
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular