HomePolitikeErion Veliaj dërgohet në spitalin e Durrësit! Ja arsyeja

Erion Veliaj dërgohet në spitalin e Durrësit! Ja arsyeja

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është dërguar në spitalin e Durrësit, ku mësohet se ka kryer disa analiza mjekesore.

Erion Veliaj u dërgua në spital ditën e sotme pasi ka shfaqur probleme shëndetësore.

Kryebashkiaku i Tiranës raportohet se gjatë 6 muajve të qëndrimit në paraburgimin e Durrësit ka humbur rreth 10 kg nga pesha trupore. Pas trajtimit ne spital, Veliaj mesohet se eshte rikthyer serish ne paraburgimin e Durresit.

Kujtojmë që Erion Veliaj ndodhet në qeli prej datës 10 Shkurt dhe ndaj tij rëndojnë akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Kreu i Bashkisë kishte bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për lirim nga qelia, por togat e zeza me një vendim të datës 8 Korrik e rrëzuan. Gjithashtu edhe kërkesat e tjera të Veliajt në shkallë të ndryshme të gjyqësorit për lirim nga burgu janë rrëzuar.

Në dosjen e SPAK ka të akuzuar dhe nën hetim edhe familjarë të Veliajt dhe disa biznesmenë, përfshirë sipërmarrësin Elman Abule, i cili ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe akuzohet për pastrim parash në dosjen e kryebashkiakut.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular