HomeKryesoreKolegji “vulos” Tiranën, rrëzohet kërkesa e PD për pavlefshmëri të procesit. Për...

Kolegji “vulos” Tiranën, rrëzohet kërkesa e PD për pavlefshmëri të procesit. Për Durrësin vendoset me 24 korrik

Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për përsëritjen e zgjedhjeve në Tiranë  duke i mbyllur betejën ligjore për qarkun më të madh të vendit dhe 37 deputetët që dolën nga zgjedhjet e 11 majit.

Krahas pretendimeve që ka përdorur edhe për qarqet e tjera si presioni mbi votuesit apo përdorimi i burimeve shtetërore në favor të PS,  Partia Demokratike shfrytëzoi si argument për shpalljen të pavlefshme të procesit zgjedhor në Tiranë edhe rezultatet e rinumërimit te votave duke sjellë në vëmendje se pati ndryshime të votave.

Por gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor vendosën të rrëzojnë pretendimet e Partisë Demokratike duke vulosur rezultatin për Tiranën.

Pas vendimit te Gjykatës pritet që komisionari shtetëror për zgjedhjet Ilirjan Celibashi të bëjë javën e ardhshme ndarjen e mandateve për qarkun e Tiranës; 19 mandate për PS, 13 për Partinë Demokratike, 2 për Agron Shehajn, 1 PSD së drejtuar nga Tom Doshi dhe 1 mandat për koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet” të drejtuar nga Adriatik Lapaj.

I vetmi mandat qe është shoqëruar me debate është mandati i fituar nga koalicioni i Adriatik Lapajt me Endri Shabanin.

Ata vendosën që në zgjedhjet parlamentare 12 kandidatët e listës së mbyllur të ishin njerëz jo politikë, familjarë të tyre dhe vetë Lapaj e Shabani garuan në pjesën e hapur të listës për të sjellë një proveë se ata besojnë te hapja e listës.

Në përfundim të procesit të votimit koalicioni çoi në KQZ 12 dorëheqjet e kandidateve në listën e mbyllur për t’i hapur rrugë që mandatin ta marrë Adriatik Lapaj.

Por Kodi Zgjedhor është i qartë “Nuk përbëjnë shkak për ndërprerje të mandatit marrëveshjet apo deklaratat paraprake individuale për heqje dorë nga mandati,” ndaj secili prej 12 kandidateve mund të kërkojë mandatin e deputetit pavarësisht se çfarë ka firmosur.

Deri më tani ai që ka deklaruar se është gati ta marrë mandatin është Zeqir Kordhoni i cili renditet në listën e mbyllur.

Çështja do të vendoset ditën që komisioneri Ilirjan Celibashi do të ndajë mandatet për Tiranën.

Bazuar në precedentin e krijuar me dorëheqjen e Gramoz Ruçit  dhe dorëheqjen e Tom Doshit në vitin 2021 kur mandati iu kalua deputetëve qe kishin radhën në listë nga KQZ; ditën që do të ndahen mandatet për Tiranën do të shihet i gjithë dokumentacioni që ka ardhur për kandidatët e nismës “Shqipëria Bëhet”.

E para në listë është 60-vjeçarja Ana Dajko të cilës sipas ligjit i takon mandati dhe më pas 11 kandidatët e tjerë të listës së mbyllur.

Ditën e mbledhjes do të shihet kush nuk do ta pranojë mandatin e kush do të kërkojë ta marrë; por deri atëherë Adriatik Lapaj e Endri Shabani kanë ende kohë për të gjetur gjuhën e kompromisit për mandatin e vetëm qe ata fituan në 11 maj.

Është shtyrë për në datën 24 korrik seanca në Kolegjin Zgjedhor padia e Partisë Demokratike për anulimin e zgjedhjeve në qarkun e Durrësit.

PD pretendoi se ka pasur parregullsi lidhur me procesverbalet por edhe kodet e sigurisë.  Gjykata kërkoi shpjegim të detajuar nga KQZ me shkrim në lidhje me këto pretendime.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular