HomePolitike“Nuk bëj kompromise dhe kjo ka kosto politike”, Lavdrim Krashi: Reforma territoriale...

“Nuk bëj kompromise dhe kjo ka kosto politike”, Lavdrim Krashi: Reforma territoriale është e domosdoshme

Deputeti i PS Lavdrim Krashi, në emisionin “Real Story” në ABC News komentoi skenën politike shqiptare. Krashi gjatë intervistës, u shpreh se të qenit deputet është një përgjegjësi, por edhe privilegj i madh. Megjithëse do t’i mungojë parlamentit të ri, ai shtoi se mënyra më e mirë për t’i shërbyer qytetarëve është të qënurit kritik konstruktiv, duke shtuar se një gjë të tillë nuk ka ngurruar ta bëjë.

“Të gjithë kandidatët për deputetet për mua janë njerëz të papunë që gjatë fushatës elektorale janë në intervista pune. Ndërkohë qytetarët e kanë të qartë se kush është qasja e qeverisë dhe nëse u pëlqen vazhdojnë me të. Për mua si një anëtar i parlamentit puna 2021-2025 ka qenë puna e 15 dhe krejt natyrshëm do kaloj nga puna e 15 në punën e 16.  Të qenit anëtar i parlamentit, është përgjegjësi dhe privilegj i madh, në kuptimin e saj se çfarë përfaqëson, shërbëtor publik, jo abuzues publik. Kjo është një përgjegjësi publike kështu e kam parë dhe vazhdoj ta shikoj edhe tani që nuk jam. Dua të them që ka një sërë faktorësh që merren parasysh para se të vendoset, nuk të merr njeri mezor, edhe qëndrimi që mban tregon shumë. Unë mendoj që mënyra më e mirë për t’i shërbyer qytetarëve dhe partisë është të qenit kritik konstruktiv dhe unë me këtë nuk bëj kompromis asnjëherë. Puna më e madhe është në komisionet parlamentare dhe prandaj ne ndahemi në komisione të ndryshme parlamentare për të dhënë eksperiencën në të mirë të vendit. Patjetër partitë politike kanë forumet e tyre, kanë nga ata që bëjnë kompromis, unë nuk e fus veten tek ata. Nëse ka diçka të gabuar unë do ta them”, tha ai.

“Reforma territoriale është shumë e domosdoshme”, kështu u shpreh deputeti i PS gjatë një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News.

Gjithashtu foli edhe për akuzat mes palëve politike, opozitës dhe pozitës, duke thënë se opozita dy vite i ka shpenzuar vetëm duke djegur karrige.

“Asnjë sistem politik nuk është perfekt. Sistem që të jenë të gjithë dakord nuk ka. Por i vihet detyrë PS, dhe Edi Ramës që të gjendet një sistem që të fitojë opozita.

Unë hyj tek ata që kam kërkuar reformë territoriale në Shqipëri. Patjetër që ka njerëz shumë të kualifikuar në administratë publike, por ka edhe problematika. Në Tiranë unë vë re që respektojnë shenjat në rrugë, më shumë kafshët endacake se sa njerëzit. Pra jemi përpara situatë ku patjetër që ka nevojë për adresim”, tha më tej ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular