HomeAktualitet“Rruga e Arbrit” ka mbaruar ne Shqiperi, por jo në Maqedoni, nëse...

“Rruga e Arbrit” ka mbaruar ne Shqiperi, por jo në Maqedoni, nëse do bëhet, Shkup-Tiranë rreth 1.5-2 orë

Nga Naser Pajaziti
Shqipëria në vitin 2018 e nisi projektin e Rrugës së Arbrit, si një arterie kyçe e Korridorit 8. Me një vlerë kontraktuale mbi 300 milionë euro, koncesionari “Gjoka Konstruksion” ka finalizuar deri më tani rreth 54 kilometra rrugë, e cila në total deri në Tiranë është 72 km.

Në mars 2025 u inaugurua tuneli kryesor i Murrizit, 3.7 kilometra. Përveç tunelit, janë ndërtuar pesë tunele të tjera të ndriçuara dhe ura të mëdha mbi lumin Drin dhe Zall të Bulqizës, duke siguruar një rrugë të qëndrueshme dhe të sigurt për përdoruesit.

Por nga ana e Maqedonisë së Veriut për dy dekada nuk është bërë asgjë. Aksi rrugor Gostivar-Dibër, sidomos nga Mavrova është rrugë me rrezikshmëri të lartë, me kthesa të ngushta, pjerrësi të mëdha dhe shpate të thepisura.

Pushtetet e kaluara e kishin harruar plotësisht këtë aks të rëndësishëm që shkurton lidhjen Shkup-Tiranë. Por kjo neglizhencë kishte bërë që Dibra të bëhet zorr qorre, e izoluar, pa perspektivë dhe që çoi në emigrim masiv, përfshirë edhe vendbanimet e Mavrovës.

Nëse Maqedonia e Veriut do të realizonte segmentin e munguar deri në pikën kufitare të Bllatës, udhëtimi nga Shkupi deri në Tiranë do të shkonte në rreth 1.5 – 2 orë, për një distancë prej rreth 150 kilometrash. Kjo përfshin rreth 75 km në Maqedoni dhe 75 km në Shqipëri, me standarde europiane të rrugëve dhe shpejtësi mesatare 80-100 km/h.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular