Kompania amerikane e teknologjisë, Astronomer ka pezulluar nga detyra drejtorin e saj ekzekutiv pasi një video virale në koncertin e Coldplay ku Andy Byron përqafohej me punonjësen e tij i zbuloi lidhjen jashtëmartesore.
Në videon që u shfaq në një ekran gjigant në koncertin e Bostonit, Andy Byron shfaqej në momente intime me drejtuesen e burimeve njerëzore të kompanisë, Christine Cabot.
Kur dy drejtuesit shfaqen duke u përqafuar para mijëra njerëzve, menjëherë u përkulen dhe tentuan të fshihen nga kamera.
Të premten, kompania konfirmoi në X se drejtori i saj ekzekutiv Andy Byron ishte pezulluar.
“Astronomer është i përkushtuar ndaj vlerave dhe kulturës që na kanë udhëhequr që nga themelimi ynë”, thuhet në deklaratë. “Pritet që udhëheqësit tanë të vendosin standardin si në sjellje ashtu edhe në llogaridhënie. Bordi i Drejtorëve ka filluar një hetim formal për këtë çështje dhe do të kemi detaje shtesë për të ndarë shumë shpejt.”
Bashkëthemeluesi dhe Drejtori i Produkteve Pete DeJoy është emëruar Drejtor Ekzekutiv i përkohshëm.
Andy Byron ka qenë me kompaninë që nga korriku i vitit 2023. Vetë Byron nuk e ka konfirmuar identitetin e tij në video.
Gruaja u identifikua si Kristin Cabot, drejtoresha e personelit të kompanisë, e cila ka qenë me Astronomer që nga nëntori i vitit 2024. Ajo gjithashtu nuk e ka konfirmuar identitetin e saj.