HomeRajoniDështon seanca e 49-të, Limaj vetëofrohet si kryeparlamentar, në këmbim vota pro...

Dështon seanca e 49-të, Limaj vetëofrohet si kryeparlamentar, në këmbim vota pro “Kurtit”, zëra kundër LVV-së. Kurti takon kreun e Nismës Socialdemokrate

Derisa po afron afati i fundit kushtetues për konstituimin e Kuvendit edhe përpjekja e 49 rezultoi pa sukses.

As kësaj radhe Vetëvendosje nuk arriti të sigurojë numrat për konstituimin e Kuvendit.

E një takim është paralajmëruar ndërmjet kreut të Vetëvendosjes Albin Kurti dhe atij të Nismes Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Limaj e do postin e kryetarit të parlamentit, ndërsa nuk do poste në qeveri, e votat e partisë së tij ka thënë se do t’ia japë qeverisë Kurti.

Por  këto kushte duket të jenë të papranueshme për Vetëvendosjen.

Skeptik për një marrëveshje janë shprehur edhe deputetët e ish-partive opozitare. Përpjekja e 50-të është të hënën. 

Pa i njoftuar mediat për kohën dhe vendin, një takim ndërmjet kreut të Vetëvendosjes Albin Kurti me atë të Nismës, Fatmir Limajn, është zhvilluar pasditen e së shtunës.

Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë njoftim për rezultatet e takimit.https://www.youtube.com/embed/ArK9Ch_mhrA?si=D8SEwg6XR7Bh-JOm

Limaj e do postin e kryetarit të Parlamentit, ndërsa nuk do poste në qeveri, e votat e partisë së tij ka thënë se do t’ia japë qeverisë Kurti.

“Kushtet që të ketë ekzekutivin, partia e parë, ndërsa në krye të Kuvendit të jetë zoti Limaj”, u shpreh Xhevahire Izmaku, deputete e Nismës.

Por këto kushte duket të jenë të papranueshme për Vetëvendosjen.

“Nëse shkojmë drejt pas qeverisjes, atëhere duhet të jetë bashkëqeverisje. Nuk kemi dëgjuar ndonjëherë për një modalitet të bashkëpunimit që kap vetëm Kuvendin e Republikës së Kosovës, duke mos dashtur në këtë rast të marrë përgjegjësi edhe në ekzekutiv”, u shpreh Artan Abrashi, deputet i LVV-së.

Skeptik për një marrëveshje janë shprehur edhe deputetët e ish-partive opozitare.

“Ka goxha probleme për ta vënë kryetar Kuvendi”, u shpreh Elmi Reçiça, deputet i PDK-së,

Të shtunën dështoi edhe vazhdimi i 49-të i seancës për konstituimin e Kuvendit. Përpjekja e 50-të është të hënën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular