HomeKultureTrashëgimia e Pazarit të Shkodrës, në Muzeun Marubi. Koleksioni i tregtarit Palokë...

Trashëgimia e Pazarit të Shkodrës, në Muzeun Marubi. Koleksioni i tregtarit Palokë Laca rikthehet pas shumë vitesh në një ekspozitë

Në ambientet e Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër u çel një ekspozitë e veçantë që rikthen në vëmendje historinë vizuale dhe kulturore të Pazarit të Shkodrës, përmes objekteve, artefakteve dhe imazheve të rralla.

Për herë të parë, të pranishmit u njohën me koleksionin e Palokë Lacës, një tregtar i hershëm shkodran, i cili ruhet në arkivën e Muzeut të Etnografisë në Budapest.

Në këtë ekspozitë, objektet historike vihen në dialog me pjesë nga fondi etnografik i Institutit të Antropologjisë dhe me imazhe të papublikuara më parë nga arkivi i Muzeut “Marubi”.

“Përmes kësaj ekspozite, unë dëshiroj që të marr çdonjërin nga ju si në një udhëtim që ju kthen pas në kohë, kujtime dhe imagjinatë. Në këtë mënyrë secili ka mundësi të përfytyrojë përvojën e vet në zemër të Pazarit të vjetër të Shkodrës. E gjitha nis nga simboli i këtij qyteti, kështjella e Rozafës”, theksoi Kim Knoppers, kuratore.

Një seksion i veçantë i kësaj ekspozite i është kushtuar dizajnerit shkodran Jozef Martini, i cili sjell një qasje bashkëkohore ndaj motiveve tradicionale përmes punimeve të tij në tekstile special, duke lidhur mjeshtërinë tradicionale me stilin modern.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri më 13 shtator të këtij viti.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular