HomePolitike"Çlirimi i madh për këmbësorët, 20 mijë m2 e çliruar vetëm në...

“Çlirimi i madh për këmbësorët, 20 mijë m2 e çliruar vetëm në Tiranë”/Rama: Rikthim i tavolinave në trotuare me një plan të ri

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga puna për lirimin e hapësirave publike në Tiranë. Kryeministri bëri të ditur se sipas planit të punës vetëm në Tiranë arrin deri nesër në rreth 20 mijë metra katrorë sipërfaqja e hapësirave publike të çliruara.

Ndërkohë, Rama theksoi se “puna nuk do të ndalet më as në kryeqytet, as në qytetet e tjera ku ka marrë kot ky fenomen dhe as në bregdet e në zonat e mbrojtura jo e jo”.

Kryeministri informoi se “ndërkohë po punohet me projektet e Rilindjes Urbane 2.0 për të cilën janë angazhuar shumë arkitektë të huaj e vendas”.

Ndërsa për vendosjen e tavolinave jashtë, Rama bëri të ditur se “së shpejti do t’u jepet të gjithëve plani i ri, me formulën bazë 75% të hapësirës këmbësorët 25% njësia e shërbimit”.

“Dhe nuk do të lejohet asnjë lloj strukture e ndërtuar në trotuare, përveçse në rastet e hapësirave të bollshme e vetëm atje ku ka një projekt të mirëfilltë urbanistik”, shtoi Rama.

Pas urdhrit të Kryeministrit Edi Rama për lirimin e hapësirave publike në të gjithë vendin, edhe në Tiranë po hiqen tavolinat, karriget apo tendat nga trotuaret, të cilat cenonin sigurinë e qytetarëve dhe këmbësorëve.

Gjatë gjithë muajit korrik lirimi i hapësirave publike do të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror.

Kryeministri Edi Rama i është kthyer sërish aksionit ndaj ndërtimeve pa leje dhe bizneseve që kanë zënë trotuaret me tenda hekuri.

lokali

Në një postim të ri në rrjetet sociale, Rama ka ndarë pamje nga ambjente ku janë hequr tendat prej hekuri dhe ku trotuaret janë çliruar për këmbësorët.

Nga ana tjetër, Rama paralajmëron se ka ende ngrehina që nuk duan të shkulen, por do largohen prej aty së bashku me një gjobë të kripur.
Postimi i Ramës:

Çlirim i madh jo vetëm për komunitetin e për këmbësorët, po edhe për ata që ulen nëpër tavolinat jashtë dhe marrin frymë lirisht, jo mbrapa xhamave, barrikadave e ferrave, çka e rrit patjetër edhe cilësinë e shërbimit.

Ndërkohë ka ende ngrehina që i rezistojnë më kot kërkesës për t’u shkulur vetë nga mexhelisi, se në fund të tëra do ikin po do ikin bashkë me një gjobë të kripur për ndërtuesin e pamirëkuptuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular