HomeKronikeDosja ‘Partizani’, mbahet sot seanca e radhës për Sali Berishën dhe Jamarbër...

Dosja ‘Partizani’, mbahet sot seanca e radhës për Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin

Sot, më 21 korrik 2025, në orën 10:30 në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) zhvillohet seanca e radhës për çështjen  “Partizani”, ku të pandehur janë kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Kjo seancë pritet të jetë e rëndësishme, pasi në të do të prezantohen provat nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), ndërsa në fokus do të jetë shqyrtimi i akuzave për korrupsion dhe pastrim parash të ngritura ndaj dy të pandehurve.

Në seancën e mëparshme, të mbajtur më 30 qershor, procesi u shty për shkak të mungesës së Berishës në sallë.

Ai pretendoi se nuk kishte marrë një njoftim zyrtar për zhvillimin e gjyqit, megjithëse më herët kishte deklaruar publikisht për gazetarët se do të merrte pjesë në çdo seancë gjyqësore.

Sali Berisha akuzohet për “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë”, kryer në bashkëpunim, ndërsa ndaj Jamarbër Malltezit rëndojnë akuzat për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”, po ashtu të kryera në bashkëpunim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular