HomeOP EDMirë Tiku dhe Endri, po ujqërit e Sistemit?!/nga Flutura Açka

Mirë Tiku dhe Endri, po ujqërit e Sistemit?!/nga Flutura Açka

Flutura Açka*

Që Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani po bëjnë gabim të rëndë që e çuan në këtë derexhe një gjë të që zgjidhem thjesht dhe fisnikërisht mes tyre, nuk ka dyshim.

Por që të harxhohet bojë në gazeta e minuta në ekran për pasojën (pra konfliktin e ka kush e ka), kür qëllimin e kanë pasur të përpiqem të hapin sistemin, dhe të mos përmendet shkaku, pra, kush e bëri këtë rreng në Kodin Zgjedhor, pra kush e mbylli sistemin, është djallëzore.

Shkatërruesit e sistemit kanë emra, edhe ustallarët, edhe çirakët e tyre në Parlament. Me ta merruni! Sidomos tani që kanë nisur (po ata njerëz) të riparojnë Kodin Zgjedhor për herën tjetër. Pa asnjē ndjesë!

Në katër vitet e fundit Sistemi (Rama-Berishë-ćirakë), nuk kanë bërë gjë tjetër, vetëm kanë skeduar disidentët antisistem, me të njëjtat metoda të ish-Sigurimit. Nuk është bërë opozitë, por gjueti ndaj elementëve punëprishës.

Kështu që ca nga naiviteti politik, ca nga një krenari foshnjarake (për të mos bashkëpunuar me reformatorët në Opozitë), ca nga paramaturia juridike, ca nga shkujdesja oratorike, ca nga presionet qeverike é ca nga nxitimi prej mosjekjes së mjaftueshme njerëzore, dy djem antisistem janë në çarkun e sistemit.

Në nëndhesëm e aksionit të tyre politik, Sistemi (Ramë-Berishë-çirakë) kanë investuar aq shumë, sa i kjo ditë i ka gjetur të papërgatitur. Unē ende shpresoj se mund ta zgjidhin këtë nyje mes tyre, në mos, as ata nuk vazhdojnë dot, as në nuk i mbeshtesim dot.

Kush gabon, shqyrton, kërkon ndjesë, tërhiqet! Kjo është politika që duam, pa për Alfa. Kemi boll!

Shkrimtare, ish-deputete e Partisë Demokratike

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular