HomeRajoni“Po provokon incidente, do të ketë pasoja”, Kurti i përgjigjet Vuçiçit, u...

“Po provokon incidente, do të ketë pasoja”, Kurti i përgjigjet Vuçiçit, u bën thirrje qytetarëve: Shmangni udhëtimet drejt Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur akuzave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të shmangin udhëtimet drejt Serbisë.

“Shmangni udhëtimet drejt Serbisë, ka indikacione për ndalime arbitrare nga autoritetet serbe. Serbia po dëshmon se s’është e interesuar për normalizim. Kosova është vendosur për të garantuar dhe ruajtur sigurinë”, tha Kurti.

“Kurti po provokon incidente, i kemi informuar miqtë tani, por kjo do të ketë pasoja të paparashikueshme”, tha Vuçiç më parë gjatë një interviste për TV Pink.

“Arrestimi i fundit i Igor Popovic tregon se Kurti e ka humbur plotësisht mendjen dhe se dëshiron të provokojë incidente dhe konflikte në Ballkanin Perëndimor. Kjo mund të ketë pasoja të paparashikueshme, por ne gjithmonë do të luftojmë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”, ka thënë ai.

Tensionet mes dy vendeve u nxitën pasi Gjykata Themelore në Prishtinë caktoi 30 ditë paraburgim për zyrtarin serb, Igor Popoviç.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular