HomeAktualitetShqipëria hyn në “ferrin” e të nxehtit afrikan. Temperaturat në hije do...

Shqipëria hyn në “ferrin” e të nxehtit afrikan. Temperaturat në hije do të regjistrojnë 41 gradë, ndërsa në diell deri në 46-47 gradë

Shqipëria ka hyrë në një tjetër valë të të nxehtit afrikan.

Sipas sinoptikanëve, pothuajse i gjithë vendi, edhe zonat malore, janë përfshirë nga temperatura ekstremisht të larta.

“Java e fundit e korrikut me vlera tepër të larta në të gjithë territorin e vendit. Kjo situatë do qëndrojë gjithë javën, mbetemi 41 gradë”, tha Lajda Porja.

Temperaturat në hije do të regjistrojnë 41 gradë, ndërsa në diell deri në 46-47 gradë.

“E hënë e martë 41 gradë, në tre qarqe: Shkodër në Koplik, në Berat në Urën Vajgurore, Elbasan në Cërrik dhe shumë qytete urbane do jenë 39-40 gradë. Gjatë kësaj vere kemi pasur më shumë prezentë masat afrikane, kanë nisur në qershor dhe kanë qëndruar edhe në korrik.”

“Krahas rasteve emergjente të ndryshme, urgjenca e QSUT po përballet edhe me një fluks të shtuar për shkak të temperaturave të larta dhe ndikimit të tyre në popullatë. Më e rënduar situata paraqitet tek të sëmurët kronikë”, thotë gazetarja Erikleda Dorezi.

“Ne jemi akoma me 300-350 urgjenca gjatë 24 orëve. Ankesat tipike: të dhimbjes së kokës, muskuj, barku, lodhjes, djersitjes. Temperaturat e larta rëndojnë të sëmurët kronikë dhe kryesisht ata me probleme kardiovaskulare”, tha Albana Koçiaj, mjeke urgjence, QSUT.

Të sëmurët kronikë po shfaqin simptoma të shtuara, që nga dehidrimi e deri tek luhatjet e tensionit.
“Kemi shenja të dehidrimit. Pacientët përveç sëmundjeve që kanë si të sëmurë kronikë kanë simptoma të shtuara.”

Mjekët rekomandojnë që pacientët në kontakt me specialistin të bëjnë përshtatjen e dozave të medikamenteve, por jo mospërdorimin e tyre.
“Duhet të ndryshojnë dozat, pasi sjellin ulje të tensionit, por nuk duhet të ndërpriten.”

Për të shmangur komplikacionet dhe goditjet nga i nxehti, specialistët rekomandojnë të evitohet dalja në oraret e pikut të të nxehtit dhe të përdoren sa më shumë lëngje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular