Nelson Veiper është padyshim një nga dëshirat e Kombëtares Shqiptare, për ta pasur pjesë të kuqezinjve. Sulmuesi me baba gjerman dhe nënë shqiptare, spikati në Europianin e U-21 me Gjermaninë, teksa mbetet një opsion luksi për ekipin e Silvinjos, në rast se nuk grumbullohet nga “pazerat”.
Ndërkohë së fundmi në mediat britanike, janë duke qarkulluar disa emra “big” që interesohet për shërbimet e sulmuesit 20-vjeçar.
Bëhet fjalë për Arsenalin dhe Totenhemin. Të dyja ekipet e Premier League janë duke ndjekur me vëmendje 20-vjeçarin e Mainz që ka karakteristika vërtet shumë të veçanta.