HomeKryesoreBashkimi Europian hap sot rrugën për kapitullin e fundit të negociatave me...

Bashkimi Europian hap sot rrugën për kapitullin e fundit të negociatave me Shqipërinë

Ambasadorët e 27 vendeve anëtare të BE-së pritet sot më 23 korrik, të hapin dritën jeshile për vijimin e negociatave me vendin tonë për grupkapitullin të 5-të, i cili përfshin Bujqësinë dhe Kohezionin.

Gazetari Vladimir Lame, duke iu referuar burimeve zyrtare nga Brukseli raporton se pas kësaj, presidenca daneze e BE-së do t’i kërkojë Shqipërisë përmes një letre zyrtare që të paraqesë pozicionin e saj negociues për konferencën e ardhshme ndërqeveritare me qëllim hapjen e këtij grupkapitulli. Ky është edhe grupkapitulli i fundit i negociatave të anëtarësimit për vendin tonë drejt BE-së.

Të njëjtat burime deklaruan se konferenca e gjashtë ndërqeveritare do të mbahet në mesin e muajit shtator. Në këtë konferencë, do të hapet grupkapitulli i katërt i negociatave, ai për Axhendën e Gjelbër dhe Lidhshmërinë e Qëndrueshme.

BE-ja i ka kërkuar Shqipërisë që në muajin qershor të paraqesë pozicionin e saj negociues për këtë grup kapitujsh. Grupkapitulli 4 përfshin: transportin, rrjetet trans-evropiane, përmirësimin e infrastrukturës rrugore asaj hekurudhore si dhe sigurinë. Po ashtu trajtohen çështje që lidhen me sektorin e energjisë, mbrojtjen e mjedisit dhe ndryshimet klimatike.

Shqipëria synon që të përfundojë negociatat deri në vitin 2027 si dhe anëtarësimin e plotë në BE deri në vitin 2030

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular