HomeKronikeNë Korçë, policët rrezikojnë jetën e tyre për të shpëtuar qytetarin e...

Në Korçë, policët rrezikojnë jetën e tyre për të shpëtuar qytetarin e bllokuar nga zjarri

Tre punonjës të Policisë në Korçë kanë rrezikuar jetën e tyre për të shpëtuar një qytetar të moshuar nga një zjarr i përmasave të rrezikshme, në një lagje periferike të qytetit.

Ngjarja ndodhi kur një sipërfaqe e pyllëzuar u përfshi nga flakët. I moshuari mbeti i bllokuar duke rrezikuar seriozisht asfiksimin dhe djegien.

Pavarësisht rrezikut të madh, efektivët e Patrullës së Përgjithshme, Laura Leka, Aurel Jesku dhe Klodian Dulellari, ndërhynë menjëherë, duke e nxjerrë të moshuarin në kohë nga rreziku.

Guximi dhe profesionalizmi i treguar nga efektivët u vlerësua gjerësisht nga komuniteti dhe strukturat policore, teksa akti i tyre u cilësua si një shembull i vërtetë humanizmi dhe përkushtimi në shërbim të jetës dhe qytetarëve.

“Ky akt fisnik tregon më së miri se të jesh pjesë e Policisë së Shtetit është shumë më tepër se një detyrë, është një mision i shenjtë në mbrojtje të jetës. Për ne, shërbimi ndaj qytetarëve nuk është thjesht një përgjegjësi institucionale, por një thirrje e përditshme për të qenë pranë tyre, sidomos në momentet më të vështira. Ju falënderoj nga zemra për shembullin e jashtëzakonshëm që dhatë dhe për nderin që i bëtë uniformës sonë. Krenar për ju dhe për të gjithë efektivët e Policisë që e nderojnë Policinë e Shtetit me veprime që frymëzojnë dhe rrisin besimin e qytetarëve tek Policia”, deklaroi në një mesazh drejtuesi i policisë, Ilir Proda.

Ndërkohë shërbimet zjarrfikëse arritën të vënë zjarrin nën kontroll pak më vonë./

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular