HomeKultureAnsambli Popullor hapi edicionin e 37-të të Skenës Verore në Ulqin

Ansambli Popullor hapi edicionin e 37-të të Skenës Verore në Ulqin

Artistët e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore me folklorin popullor në Skenën Verore në Ulqin në Mal të Zi. Nën sloganin “Folk On Tour”, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore inauguroi edicionin e 37-të të kësaj skene, me një program të pasur artistik që solli këngë dhe valle, që lartësojnë trashëgiminë tonë kombëtare.

“Nën tingujt e traditës, Ulqini u bë një skenë e gjallë e folklorit shqiptar!”, thuhet nga TKOBAP. Sipas teatrit, një skenë që u mbush me ritme, ngjyra dhe emocione, përballë një publiku të shumtë që duartrokiti dhe shijoi me entuziazëm një program të përzgjedhur artistik me këngët dhe vallet më të bukura të trashëgimisë sonë kombëtare. Shfaqja u përshëndet nga kryetari i Bashkisë së Ulqinit, z. Genc Nimanbegu, drejtoresha e Qendrës Kulturore, znj. Adriana Hoxha, si dhe nga personalitete të tjera të jetës kulturore dhe institucionale.

Disa javë më parë Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore nisi turneun e tij nëpër Shqipëri, duke sjellë trashëgiminë tonë shpirtërore më pranë publikut. Koncertet e kalendarit veror të Ansamblit Popullor po zhvillohen brenda dhe jashtë vendit nën siglën “Folk on Tour” 2025. Qyteti i Lushnjës disa ditë më parë ishte një ndër ndalesat e këtij turneu që ka nisur, ku Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore ishte i ftuar në natën finale të Festivalit Tipologjik të Valles Burimore. Ansambli i Këngëve e Valleve Popullore ose Ansambli Shtetëror, është krijuar në vitin 1957 si ansambël profesionist.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular