HomeAktualitetSPAK zgjat me 3 muaj hetimin ndaj Benet Becit. Edhe kryetarja e...

SPAK zgjat me 3 muaj hetimin ndaj Benet Becit. Edhe kryetarja e Bashkisë Roskovec paraqitet sërish në SPAK

SPAK ka zgjatur me 3 muaj afatet e hetimit për kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci.

Ndaj Becit u regjistrua procedim penal për shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike, kryer në bashkëpunim më 23.10.2024.

Ndërkohë më 23 prill 2025, prokurori Dritan Prençi e mori të pandehur kryebashkiakun socialist.

Beci akuzohet për tenderin me vlerë 700 mijë euro të vitit 2019, me objekt zhvillimi strategjik i sektorit energjitik (projekt kërkimor).

Bashkë me Benet Becin, nën hetim për këtë tender janë marrë edhe disa zyrtarë të tjerë me rol në Komisionin e Vlerësimit të Ofertave.

Kryetarja e bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi është paraqitur ditën e sotme (23 korrik) në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Kjo është e disata herë që kryebashkiakja socialiste paraqitet në SPAK.

Bufi është kallëzuar nga opozita për disa vepra penale, si:“Shpërdorim detyre” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Sipas kallëzimit, kryebashkiakia ka kryer me dashje dhe personalisht gjatë fushatës zgjedhore të zgjedhjeve lokale shkelje të rënda kundër punonjësve të administratës publike, për t’i penguar ata të votojnë lirisht, shkelje si kërcënime, presione dhe shantazhe. Po ashtu PD Roskovec ka depozituar për të edhe një kallëzim penal në SPAK, duke e akuzuar për abuzim me tenderat.

Denoncime publike janë bërë edhe nga deputeti demokrat, Gazment Bardhi, i cili i ka bërë disa herë thirrje SPAK për hetime ndaj Bufit lidhur me një tender për karikimin e makinave elektrike me vlerë miliona euro si edhe për ndërtimin e një termocentarali në zonë bujqësore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular