Aty ku nisi edhe përfundoi Festivali i muzikës së dhomës “Chamber Fest Durrës 2025”.
Në katedralen Shën Lucia u luajt sërish muzikë klasike. Edhe nata e fundit e edicionit të 20 të festivalit solli një repertor të përzgjedhur duke shkaktuar emocione të veçanta, ndërsa luajtën artistë shqiptarë dhe të huaj.
Edhe për organizatorët, edhe ky edicion i 20 e përmbushi pritshmëritë. Ky festival është kthyer në traditë në Durrës, ndërsa sjell emra të njohur të muzikës klasike, si artistë shqiptarë dhe të huaj. Ky organizim zë një vend të veçantë në kalendarin e pasur me aktivitete gjatë sezonit të verës në Durrës.