HomeKryesore"Kujtohet" Ilir Alimehmeti: PD e sëmurë nga mungesa e hapjes dhe meritokracisë!...

“Kujtohet” Ilir Alimehmeti: PD e sëmurë nga mungesa e hapjes dhe meritokracisë! Në 2022 u premtua fillim i ri, por nuk ndodhi

Ilir Alimehmeti, komentoi sot nw emisionin “Kjo Javë” në News24, zhvillimet brenda Partisë Demokratike dhe sfidat që ajo përballet sot.

Alimehmeti, i cili mori një rezultat të lartë në vota por nuk arriti të fitonte një mandat, deklaroi se dy problemet kryesore që rëndojnë mbi PD-në janë mungesa e hapjes dhe mungesa e meritokracisë.

“Kam hyrë në PD në prill të 2022 dhe koncepti i hapjes dhe meritokracisë ishte vënë përpara përmes asaj lëvizje që u quajt Foltore. Duhej të ishte një rithemelim, një ‘fresh start’. Por ky ristart nuk ndodhi,” – u shpreh ai.

Alimehmeti theksoi se pritshmëritë e ngritura te demokratët nuk u përmbushën, duke shkaktuar zhgënjim të thellë, veçanërisht pas protestës së 7 korrikut 2022, e cila sipas tij, ishte një dëshmi e qartë e mbështetjes popullore ndaj asaj që PD duhej të bëhej.

“Nuk ka gjë më të keqe se t’i ngresh pritshmëritë dikujt dhe t’ia anulosh ato. Është një emocion shumë i fortë,” – tha Alimehmeti.
Megjithatë, ai mbetet optimist për mundësinë e një ristartimi të vërtetë, duke shtuar se “hapja funksionon, meritokracia funksionon”, dhe se partitë moderne perëndimore e kanë treguar se kalimi gradual i kompetencave dhe përfshirja e njerëzve me vlera është rruga e vetme për sukses.

Ilir Alimehmeti: Ne kemi një problem me meritokracinë, sa i përket ecurisë ose karrierës patjetër ka një kapital kontributesh që ka gjithsecili, ai familja, ndaj duhet një garantor kontributesh.
Por nga krahu tjetër, kur i afrohemi pjesës së zgjedhjeve, 6 muaj përpara kjo ka nevojë të çiftohet me produktivitet, pasi kontributi është i pamohueshëm, por pa produktivitet kjo nuk të çon në garë si duhet, por shkojmë për të humbur pastaj. Është e nevojshme që të kemi një ekip që të japë shpresën e fitores.
Sa e sëmurë është PD? Ky është problemi kryesor. Kemi 2 elemente kyc. Hapja që ka qenë tejet e vogël. Është si puna e oksigjenimit, nëse s’ke mjaftueshëm, e kemi të domosdoshme, jetike hapjen.
Kam hyrë në PD në prill të 2022, dhe koncepti i hapjes dhe meritokracisë ishte vënë përpara përmes asaj lëvizje që u quajt foltore, rithemelimi, në fund duhet të ishte një start i ri i PD. Ky fresh start nuk ndodhi, ristartimi nga fillimi.
Njerëzit e mbështetën, dhe nuk pati demonstrim më të mirë se protesta e 7 korrikut 2022. Ishte protesta më e madhe në dekada. Për shkak të vendimit kundër hapjes e meritokracive që u morën gradualisht u pa që ky fresh start nuk ishte dhe aq fresh. Dhe nuk ka gjë më të keqe se tja ngresh pritshmëritë dikujt dhe këto të anulohen, është emocion shumë i fortë. A është i mundur ta ribëjmë. Përsëri. Fresh start funksionon. Hapja funksionon, meritokracia funksionon Modelet perëndimore tregojnë shumë qartë një kalim kompetencash gradual.
Ka dy mundësira, duke lexuar se cfarë kërkojnë njerëzit e tu, kontributorët e tu, të marrësh vendime në favor të tyre dhe do rritesh e forcohesh, apo kundër tyre, do të rudhesh e do dobësohesh.
Njerëzit e treguan shumë qartë në 2022, se do na mbështesnin nëse hapja dhe meritokracia do ishin korrekte. Duke qenë se nuk ndodhi në numër hapja masivisht, nuk pati mbështetje atje ku duhej pra pati një lloj përplasje brenda një force që nuk donte të ndryshonte.
Nuk e optimizojmë dot situatën në këtë lloj mënyre, e optimizojmë nëse duhet të themi që duhet të shkojmë drejt një pajtimi kombëtar, t’i harrojmë gjërat e vogla brenda nesh dhe të kuptojmë se kemi një të keqe shumë më të madhe përballë. Ne e dimë kush është e keqja. Ne do të punojmë kundër kësaj të keqe apo do rrimë të ftohemi me njëri-tjetrin me 2 gjëra të vogla që të prish dynjaja.
Njerëzit kërkojnë hapje, zbatim të meritokracisë por do dhe vetëreflektim. Përgjegjësia kryesore për zgjedhjet ishte e PS, por ishte bipartizan ishte dhe PD këtu. Që të tregosh se ekziston duhet të reflektosh dhe të tregosh si mund ta zgjidhësh. Si mund ti thërrasësh njerëzit pranë teje, duke treguar formulën si do te rregullosh. Pra e njoh gabimin dhe veproj, është shumë e rëndësishme të shohim veten.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular