HomePolitikeLapaj-Shabanit: O kamikaz më kishin paralajmëruar për ty, më preve në besë....

Lapaj-Shabanit: O kamikaz më kishin paralajmëruar për ty, më preve në besë. Shabani: U kërcënova me jetë nga Adriatiku, babai dhe kushërinjtë e tij

Kryetari i lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj, ka reaguar për zhvillimet e fundit brenda koalicionit, duke komentuar edhe përplasjet pas-zgjedhore me ish-bashkëpunëtorin Endri Shabani.

Lapaj theksoi në A2 CNN se përfshirja në zgjedhje ishte një “kontratë morale” me qytetarët dhe një përpjekje për të sjellë ndryshim përmes besimit dhe institucioneve, jo përmes përplasjes dhe presionit.

“Ne ishim duke bërë një kontratë morale me shoqërinë. Shkuam në këtë lloj besimi. Nëse do më gjykoni për besimin, jam i hapur t’i marr të gjitha kostot. Por e rëndësishme është të shikohet se çfarë ka ndodhur,” u shpreh Lapaj.

Ai theksoi se mosmarrëveshjet që dolën pas procesit zgjedhor janë pjesë e një ushtrimi demokratik, ku palët ndonjëherë nuk bien dakord, por sipas tij, rruga për zgjidhje nuk ishte asnjëherë përmes “institucioneve paraligjore”.

“Ne nuk shkuam në institucione paraligjore për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet përmes forcës. Shkuam në institucione ligjore, si KQZ dhe KAS,” tha ai.

Lapaj nuk i fshehu zhgënjimin ndaj Endri Shabanit, duke deklaruar se, pavarësisht paralajmërimeve nga miqtë e tij, kishte ruajtur një marrëdhënie shoqërore 12-vjeçare me të dhe nuk e kishte imagjinuar ndarjen në këtë formë.

“Nuk e mendoja kurrë që dikush mund t’i bënte një akt kamikaz rrugëtimit politik të ndryshimit në Shqipëri”, tha më tej Lapaj.

Sa i takon deklaratës së mëparshme se nuk do të hynte në Parlament nëse subjekti politik që ai drejtonte do të merrte vetëm një mandat, Lapaj theksoi se ishte bërë në funksion të motivimit të ekipit, para formimit të koalicionit dhe se nuk kishte synuar keqinterpretim të sistemit zgjedhor.

Ai zbuloi se pas zgjedhjeve ka propozuar një akt të fortë simbolik: dorëzimin e mandatit nga ai vetë, Shabani dhe Soko, për të ruajtur integritetin moral të lëvizjes.

“I kam kërkuar Shabanit, në prani të zotit Soko, që të linim mandatin. Mandatin do e merrte personi i dytë më i votuar i ‘Shqipëria Bëhet’”, tha Lapaj.

Në fund, Lapaj thekson se pavarësisht se sistemi elektoral i ka penalizuar me formulën e mandateve, lëvizja e tij mori një sasi votash që në kushte të tjera do të siguronte disa deputetë. Ai shton gjithashtu se ka qenë i gatshëm të japë një shembull ndryshe nga politika tradicionale.

Reagin i Endri Shabanit

Në “Exclusive” u trajtua debati publik politik mes kreut të Nisma Thurje, Endri Shabani dhe atij të “Shqipëria Bëhet”, ku përfundoi me prishjen e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, ku në zgjedhjet e 11 majit siguroi një mandat deputeti.

Në intervistën me gazetaren e TCH, Kristi Gongo, Shabani foli për kërcënimet me jetë që ka marrë, duke hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj Lapajt, babait dhe kushërinjve të tij.

Teksa foli për prapaskenat e përplasjes, Shabani tha se “u duk sikur beteja u bë për karrierën dhe rrogën e Adriatikut dhe duke qenë se ai është kryetari i koalicionit, njerëzit prisnin që ai të kishte një standard më të lartë”.

Pjesë nga intervista:

Mendoni se keni përqendruar fuqitë tuja në luftën brenda llojit…

Nuk ka pasur luftë brenda llojit. Është zhgënjim. Nuk e kam pritur kurrë që nga forcat e reja  , nga Adriatiku jo e jo, nga të rinjtë apo politikanët në vitit 2025 që çështja e një mandati të zgjidhet me grupe kriminale apo e kërcënime.

Ka një vijë të kuqe që u kalua me kërcënime. Pas kërcënimeve të aktivistëve tanë, ndaj meje… Kërcënimet kanë qenë me jetë. Kërcënime serioze nga aktorë të rrezikshëm. Po përgatitet një dosje. Unë personalisht do doja që ky debat të mos shkonte në dyert e gjykatave. Sot nuk ka më një koalicion, më vjen keq ta them.

Gjëja e parë Adriatiku filloi kërcënimet me jetë, kalamajtë… pas Adriatikut, i ati i tij. Ata kushërinjtë janë të Adriatikut, janë shumë  shumë problematikë dhe e gjithë kjo ishte para se të bëhej problematike. Ata dinin numrin e Zeqirit, numrin tim…prandaj ka fikur telefonin ai.

Lapaj bëri një zotim ndaj nesh, ndaj aktivistëve të vetë, ndaj votuesve të vetë. U angazhua duke i thënë njerëzve se nuk po luftonte për karrigen e vetë. Pas zgjedhjeve pati një tërheqje nga ky qëndrim. La një zhgënjim dhe te elektorati, te aktivistët dhe te ‘Nisma Thurje’.

Unë nuk e bind dot Zeqirin që ndërkohë që ai e mban fjalën, Adriatiku mund të mos e mbajë fjalë. Zeqiri s’ka pasur qellim për t’u bërë deputet.

Është konsultuar ai me ju?

Jo!

Jeni zhgënjyer nga daja juaj për veprimet që ka bërë pa ju pyetur?

Jo, mendoj që duhet ta kisha bërë unë, jo Zeqiri. Adriatikut duhet t’ia kisha vendosur unë atë mur.

Nisma Thurje dhe aktivistët janë ndjerë të mënjanuar, që nuk janë vlerësuar për kontributesh që kanë dhënë. Nëse manualisht ndahen votat, as Nisma Thurje dhe as Shqipëria Bëhet nuk do kushte mandat.

U duk sikur beteja u bë për karrierën dhe rrogën e Adriatikut dhe duke qenë se ai është kryetari i koalicionit, njerëzit prisnin që ai të kishte një standard më të lartë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular