HomeAktualitetDosja “Partizani”/GJKKO refuzon kërkesën e Sali Berishës për përjashtimin e trupës gjykuese

Dosja “Partizani”/GJKKO refuzon kërkesën e Sali Berishës për përjashtimin e trupës gjykuese

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka rrëzuar kërkesën e paraqitur nga avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për përjashtimin e trupës gjykuese që po shqyrton çështjen “Partizani”.

Nje jave me pare, përfaqësuesi ligjor i kryedemokratit u shpreh se gjyqtarët për të shqyrtuar dosjen e Sali Berishës, duhet të caktohen nga jashtë GJKKO-së.

Kështu trupa gjykuese, e përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Bib Ndreca dhe Rudina Palloj, do të vijojë shqyrtimin e dosjes.

Në pretendimet e paraqitura nga të pandehurit, këta gjyqtarë nuk garantojnë pavarësi dhe paanshmëri, duke qenë se monitorohen, përgjohet dhe mbikëqyren nga SPAK, që është palë në këtë proces.

Më herët, relatores së trupit gjykues, Elsa Ulliri, iu refuzua kërkesa për dorëheqje nga çështja nga zv/kryetari i GJKKO.

Seanca e radhës për dosjen “Partizani” është caktuar të zhvillohet më 15 shtator.

Ish kryeministri Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv, kryer në bashkëpunim, ndërsa Malltezi për korrupsion aktiv dhe pastrim parash. Të pandehur janë marrë dhe Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular