HomeKryesoreQeveria do të krijojë shoqëri shtetërore për transportin, do të ofrojë vetë...

Qeveria do të krijojë shoqëri shtetërore për transportin, do të ofrojë vetë shërbime dhe do të monitorojë e licencojë të tjerat

Qeveria vendos të hyjë direkt në një tjetër sektor të rëndësishëm, atë të transportit, duke krijuar një shoqëri aksionare shtetërore të dedikuar për organizimin dhe operimin e transportit publik rrugor, por edhe monitorimin e licencimin kur ai kryhet nga operatorë të tjerë. Me një kapital fillestar prej 10 milionë lekësh dhe pronësi 100% shtetërore, ndërmarrja e re do të mbajë emrin MobAl sh.a dhe do të jetë nën administrimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Referuar burimeve të Ekofin.al nga Ministria e Infrastrukturës vendimi pritet të miratohet në mbledhjen e rradhës të qeverisë dhe përcakton se MobAl sh.a do të ketë si objekt veprimtarie nga transporti publik rrugor i udhëtarëve përfshirë edhe për destinacionet turistike, te transporti i nxënësve dhe punonjësve arsimorë, i cili do të fillojë në shtator 2026, bazuar në një angazhim të qeverisë, e deri tek sistemet e karikimit për mjetet elektrike dhe biletimin elektronik, etj.

Por, shoqëria nuk do të funksionojë vetëm si ofruese shërbimi, por do të ketë edhe shumë më tepër kompetenca, përfshirë edhe organizimin, licencimin dhe monitorimin e shërbimeve të transportit publik sipas legjislacionit në fuqi. Gjithashtu, do të zhvillojë dhe menaxhojë sisteme digjitale dhe aplikacione për mbikëqyrjen dhe informimin në kohë reale mbi shërbimet e transportit.

MoBal sh.a mund të ofrojë shërbime të tjera shtesë për subjekte publike dhe private, në përputhje me qëllimin e krijimit, fushën e veprimtarisë dhe statutin e saj, thuhet në projektvendimin që disponon ekofin.al.

Nga të gjitha këto, pra nga shërbimet që do të ofrojë vetë, si edhe tarifat vjetore që do t’u vjelë shoqërive që kryejnë shërbime të transportit publik rrugor, MobAl do të gjenerojë të ardhura për të funksionuar.

Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi për krijimin e kapitalit fillestar të shoqërisë, në vlerën 10 milionë lekë, përballohen nga buxheti i miratuar i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për vitin 2025 në programin “Transporti rrugor’’. /ekofin.al  https://ekofin.al/ekskluzive-qeveria-do-krijoje-shoqeri-shteterore-per-transportin-do-ofroje-vete-sherbime-dhe-do-monitoroje-e-licencoje-te-tjerat/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular