HomePolitikeMasa të reja për ndërtimet, listë e zezë për shkelësit e ligjit/Rama...

Masa të reja për ndërtimet, listë e zezë për shkelësit e ligjit/Rama paralajmëron arkitektët: Do mbani përgjegjësi për devijimet

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Qendrën për Inovacion dhe Teknologji “NEST”, një strukturë e Fondit Shqiptar të Zhvillimit e cila u shërben edhe universiteteve dhe sipërmarrjes ku po zhvillohet prezantimi i një start up-i të rinjsh shqiptarë për financimin e sektorit të ndërtimit. Në fjalën e tij kreu i qeverisë u ndal në problematikat me të cilat përballet sot realiteti, ku mes të cilave përmendi besueshmërinë në zbatueshmërinë e plotë të projekteve, ashtu siç e ka parashikuar arkitekti.

“Projektet me arkitektë të huaj kanë ngjallur një interes të shtuar që tani ka nisur të shtrihet edhe në fushën e investitorëve. Nuk është më një interes i investitorëve. Nga ana tjetër është besueshmëria e vetë projektit për t’u realizuar ashtu siç arkitekti e ka paraparë, jo që të merret leja me projektin dhe ne fund të përfundojë që as arkitekti nuk e njeh. Ky është një problem që e kemi sot të shtruar në tryezë. Si do të arrijmë që projektet ti realizojmë besnikërisht. Bëhet ajo punë bashkë me investitorët dhe ndërtuesit, bëhet ajo punë për ti filtruar dhe për t’i kaluar në procesin e aprovimit, i jepet leja dhe pastaj gjëja shkon në një drejtim të paditur. Ndryshojnë edhe volume, këtu është detyra jonë ta adresojmë këtë problematikë përmes masave të reja ligjore, që do përfshijnë arkitektin si personin garant, që mban përgjegjësi morale dhe ligjore për realizimin e projektit. Kjo nuk është çështje masash ligjore, por vetëdije nga ana e investuesve dhe ndërtuesve për të aksesuar këtë treg të ri financiar që mund të bëhet një burim shumë i shpejtë,”- deklaroi Rama.

Midis tjerave, kryeministri Rama tha se qeveria do të krijojë një listë të zezë për ndërtuesit që shkelin lejet, të cilët do të përjashtohen nga marrja e lejeve të reja, ndërsa të gjitha kantieret do të pajisen me kamera sigurie për monitorim 24 orë.

“Këto projekte të mëdha s’mund të realizojmë siç duhet duke u mbështetur tek shitja në gropë, tek klerinku dhe blerësit e rastit brenda vendit. Listë të zezë për ndërtuesit që nuk respektojnë rregullat, pamundësi për të marrë leje. Kantieret e ndërtimit do kenë kamera 24 orë, kjo gjë do t’iu vlejë dhe juve në ndjekjen e punës dhe praktikën tuaj. Është shumë e vlefshme për të gjitha aspektet që lidhen me sigurinë dhe garantimin e projektit,”- u shpreh kryeministri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular