HomeKulture“Odisea” e Christopher Nolan synon të jetë filmi më i madh i...

“Odisea” e Christopher Nolan synon të jetë filmi më i madh i vitit 2026 dhe ka një strategji!

Përshtatja e Christopher Nolan për “Odisenë” e Homerit ka nisur me diçka të pazakontë, shitjet e biletave një vit më herët.

Zakonisht fushatat e marketingut nisin rreth gjashtë muaj para daljes së filmit, por filmi Nolan, ku do të  marrin pjesë Matt Damon, Zendaya, Tom Holland, Lupita Nyong’o etj, ka nisur shitjen e biletave më 17 korrik, më shumë se një vit para shfaqjes së filmit në kinema.

Biletat dolën në shitje për premierën e fundjavës për Imax 70 mm, formati i parapëlqyer i Nolan për filmat e tij. Më pak se një ditë pas daljes në shitje të biletave, pjesa më e madhe ishin shitur ndërsa rishitja arrinte deri në 200 dollarë.

Kjo tregon se Nolan ka një forcë të jashtëzakonshme tërheqëse për ta bërë audiencën të dyndet që të blejë para kohe biletat e një filmi që s’ka përfunduar ende xhirimet. Jo vetëm kaq, por admiruesit duan ta shohin në formatin 70 mm, një formë që krijon një përvojë të pakrahasueshme vizuale, e zhvilluar  prej viteve 1950 dhe vitet e fundit zgjidhet nga regjisorë si Quentin Tarantino, Paul Thomas Anderson dhe Ryan Coogler. Ky i fundit, i nxiti njerëzit që të shihnin “Sinners” në të njëjtin format, por pa biletat e  shitura para kohe.

Gazetarja Tatyana Arrington mendon se suksesi i shfaqjes në Imax i “Sinners” mund të ketë ndikuar në strategjinë e veçantë të “Odisesë”. 

Strategjia është vijim i misionit të vazhdueshëm të Nolan për të inkurajuar publikun që të shkojë në kinema duke i kthyer filmat në një ngjarje të vërtetë. “Odisea” është një kombinim yjesh dhe një historie që njihet nga e gjithë bota.

“Fëmijët pëlqejnë Zendaya. Brezi më i vjetër pëlqen Matt Damon. Dikush pëlqen Lupita. Ka diçka për këdo. Shumë njerëz e pëlqejnë mitologjinë greke”, thotë Arrington për BBC.

Kjo ndodh në një moment kur shitjet e biletave kanë rënë për shkak të pandemisë dhe grevat në Hollywood kanë pasur një rol, por edhe fuqizimi i platformave transmetuese dhe fakti që filmat janë të  disponueshme në to vetëm pak javë pas daljes në kinema.

“Studiot duhet të konsiderojnë zgjidhje kreative marketingu për të reklamuar daljet e filmave sepse nuk po konkurrojnë vetëm kundër përmbajtjeve të tjera mediatike dhe formateve, por konsumatorëve me kohëzgjatje të shkurtuar përqendrimi”, thotë Sanjay Singh, themeluesi i studios filmike Nukhu.

Por a mund të kopjohet strategjia e Nolan nga të tjerët? Sipas Jack Cunningham, “Nolan mund të jetë njeriu i vetëm” që arrin të shesë bileta një vit përpara.

Nga ana tjetër, formati Imax 70 mm është i kufizuar sepse në SHBA ka vetëm 16 kinema që përmbajnë  pajisjet e nevojshme për ta shfaqur filmin. Në disa tregje, nuk ka as akses në kinema, pavarësisht formatit.

Çmimet e biletave për Imax dhe Imax 70 mm janë më të larta dhe kjo ndikon në krijimin e një ndjesie se është diçka ekskluzive.

Por megjithëse shitja e biletave rezultoi e suksesshme, Arrington thotë se kjo nuk është një parathënie e asaj që do të vijë nga ky film.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular