HomeBotaPërmendet edhe KOSOVA, Trump thotë se ndaloi 6 luftëra të mëdha që...

Përmendet edhe KOSOVA, Trump thotë se ndaloi 6 luftëra të mëdha që nga marrja e detyrës

Presidenti amerikan thotë se nuk i është dashur shumë përpjekje për negociatat

Presidenti amerikan Donald Trump, gjatë konferencës për shtyp në Skoci, u shpreh se administrata e tij ka parandaluar 6 luftëra të mëdha që nga marrja e detyrës. Mes tyre, ai veçoi edhe negociatat gjatë mandatit të tij të parë për paqe mes Kosovës dhe Serbisë, duke i cilësuar si pjesë të përpjekjeve që “ndaluan konflikte të përgjakshme në botë”.

“Po të mos isha unë, do kishim 6 luftëra në zhvillim. Kemi bërë shumë. Është një nder për mua që kam ndalur këto konflikte, dhe nuk më është dashur shumë për t’i zgjidhur,” tha Trump.

Ai përmendi gjithashtu ndaljen e konfliktit mes Indisë dhe Pakistanit, Ruandës dhe Kongos, si dhe përpjekjet për paqe mes Izraelit dhe Iranit. Në një dokument të shpërndarë pas konferencës, përfshiheshin edhe marrëveshjet e nënshkruara në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë në vitin 2020, si dhe Abraham Accords në Lindjen e Mesme.

Trump i quajti këto marrëveshje “fitore të diplomacisë amerikane”, duke e vendosur veten në qendër të meritës: “Në disa raste i njihja liderët personalisht, në të tjera mjaftonte emri im që ata të uleshin në tryezë.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular