HomePolitikeRama publikon videon nga Velipoja: Gatishmëri e lartë për një sezon turistik...

Rama publikon videon nga Velipoja: Gatishmëri e lartë për një sezon turistik të sigurt. Paralajmëron lavazhet: Hiqini vetë, ndryshe do paguani gjobën!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar ne një video në rrjetin social Facebook, duke nënvizuar angazhimin e autoriteteve për mbarëvajtjen e sezonit turistik në vijën bregdetare shqiptare.

“MIRËMËNGJES 😊 dhe me Velipojën, ku është përditë e lartë gatishmëria për të garantuar hapësirat publike dhe një sezon turistik sa më të sigurt e të rregullt në çdo cep të bregdetit tonë, ju uroj një ditë të mbarë🫶”, shkruan Rama në postimin e tij.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar po dje përmes një postimi në Facebook, lidhur me lavazhet që ushtrojnë aktivitetin e tyre në mënyrë të paligjshme brenda zonave të banuara.

Kreu i qeverisë ka paralajmëruar se nuk do të lejohet më pastrimi i automjeteve nëpër trotuare, duke e cilësuar këtë si një shkelje me pasoja mjedisore.

“Asnjë lavazh nuk do të qëndrojë mes lagjeve për të larë makinat nëpër trotuare, prandaj kush i ka t’i heqë vetë që të mos paguajë edhe gjobën e krimit mjedisor”, ka shkruar kryeministri Rama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular