HomePolitikePërfundon “vala” e shkarkimeve në Fier, emërimet e reja mbyllen në fund...

Përfundon “vala” e shkarkimeve në Fier, emërimet e reja mbyllen në fund të korrikut

Ka përfunduar procesi i intervistimit të zyrtarëve dhe drejtuesve të bashkisë së Fierit. Ashtu sikundër ishte bërë e ditur në fillim të valës së shkarkimeve në bashkinë e Fierit, emërimet e reja dhe konfirmimi në detyrë i drejtuesve të administratës mbyllet në fund të muajit korrik.

Burime nga bashkia e Fierit konfirmojnë se të gjithë drejtorët e dorëhequr do të largohen nga detyra. Kurse të paktën 5 nga 13 drejtues të njësive administrative do të vazhdojnë detyrën. Faza e intervistimit nga komisioni i vlerësimit në PS të Fierit përfundoi dje.

Ditën e sotme pritet që drejtuesve të cilët do të largohen t’u mbërrijnë shkresat përkatëse zyrtare ku u komunikohet largimi. Ndërsa për drejtuesit që qëndrojnë në punë, komunikohet mospranimi i dorëheqjes. Dorëheqjet kolektive në bashkinë e Fierit dhe drejtoritë rajonale u bënë pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama në funksion të vetëpastrimit të administratës publike. ABCNEWS

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular