Një 27-vjeçar nga Korça është proceduar penalisht pasi ka goditur me gurë xhamat e godinës së Bashkisë Korçë, në orët e para të mëngjesit.
Mësohet se i riu në momentin kur ka kryer sulmin në godinën e bashkisë ka bërë edhe një video live në instagram.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:15. Ndërsa Policia thotë se ka identifikuar autorin, shtetasin K. D., banues në Korçë, dhe ka referuar materialet në Prokurori për veprime të mëtejshme.
“Specialistë për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. D., 27 vjeç, banues në Korçë, pasi rreth orës 02:15, ka goditur me gurë xhamat e Bashkisë Korçë”, thote policia.