HomeKultureFestivali i Porto Palermos deri më 17 gusht. Për 12 netë do...

Festivali i Porto Palermos deri më 17 gusht. Për 12 netë do të zhvillohen disa koncerte, promovohet trashëgimia kulturore

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

“Për 12 netë me radhë një udhëtim artistik në zemër të natyrës dhe historisë”

Nga data 31 Korrik – 17 Gusht, kalaja historike e Ali Pashës do të mbushet me muzikë, emocion dhe energji pozitive për 12 netë të paharrueshme.

Është çelur ky festival, natën e parë nën tingujt e violinës nga Olen Cezari. Përse Porto Palermo?
Sepse ky është vendi ku duhet të dëgjohet muzika, jo armët e luftës, u shpreh ai me një emocion të veçantë duke falënderuar edhe gjithë mbështetësit, në veçanti MEKI.

I pranishëm edhe kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo, për të folur mbi organizimin dhe promovimin e jashtëzakonshëm që ky festival i sjell kalasë historike të Porto Palermos.

Gjithashtu ndoqën festivalin figura të shquara të muzikës, artit dhe kulturës shqiptare. Emocione të forta patën dhe turistët e huaj të pranishëm në sallë, të cilët nuk i mungojnë asnjëherë këtij destinacioni.

Ky edicion realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), Bashkisë Himarë dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular