HomeKronikeAksident masiv në autostradën Fier-Lushje, pesë makina dhe një autobot me çimento...

Aksident masiv në autostradën Fier-Lushje, pesë makina dhe një autobot me çimento përplasen me njëra-tjetrën, disa persona të plagosur

Një aksident masiv është regjistruar DJE në autostradën Fier-Lushnje, në afërsi të vendit të quajtur “pushimi i shoferit”.

Në aksidentin e frikshëm janë përfshirë 5 automjete, mes tyre një autobot i cili po transportonte çimento.

makinat janë dëmtuar pasi kanë përplasur njëra-tjetrën ndërsa autoboti shihet se është përmbysur në anë të rrugës.

Mësohet se të plagosur kanë mbetur 2 persona të cilët janë dërguar për ndihmë të specializuar mjekësore në spitalin e Lushnjës, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.

Policia e qarkullimit po devijon trafikun në një kalim rruge dytësore, si dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular