HomeKryesoreGarancia 15 mijë USD për vizë amerikane, Shqipëria s'preket! Aplikimi dhe rinovimi,...

Garancia 15 mijë USD për vizë amerikane, Shqipëria s’preket! Aplikimi dhe rinovimi, ambasada e SHBA: Çfarë duhet të bëni 2 shtatori

Advertismentspot_img

Shqipëria nuk përfshihet në listën e vendeve, për shtetasit e të cilëve do të kërkohet garanci deri në 15 mijë dollarë për marrjen e një vize për në Shtetet e Bashkuara. Të paktën për momentin. Në një deklaratë për shtyp të publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit thuhet se projekti pilot 12-mujor, që nis të zbatohet më 20 gusht, do të aplikohet fillimisht për shtetasit nga Malaui dhe Zambia, dy vende të Afrikës Jugore dhe Juglindore.

Burime nga Ministria e Jashtme thanë se deri tani nuk ka njoftim për këtë program pilot, por me hyrjen në fuqi të programit, do të njoftohen vendet që mund t’i shtohen listës. Subjekt i kësaj mase janë aplikantët për viza turistike dhe biznesi. Projekti parashikon 3 nivele garancish: 5 mijë, 10 mijë dhe 15 mijë dollarë, dhe do të jenë punonjësit e ambasadave që do të përcaktojnë se cilën shumë duhet të vendosin si garanci aplikantët, duke u bazuar në kriteret e rrezikshmërisë së shkeljes së vizave, një prej të cilëve është historiku i udhëtimeve.

Sipas një raporti për vitin 2023 të Departamentit për Sigurinë e Brendshme, 42% e rreth 11 milionë të huajve që jetojnë në SHBA kanë hyrë me vizë të rregullt me afat dhe nuk u larguan më. Përqindjen më të lartë të shtetasve që shkelën afatin e vizave gjatë 2023-shit e ka Çadi me 50%, Laosi me 35% dhe Haiti me 31%. Shifra e shtetasve shqiptarë që shkelën afatin gjatë 2023-shit është rreth 2.3%. Malaui dhe Zambia, ku aplikohet fillimisht projekti pilot, kanë nivele po ashtu të ulëta: 10% – 14%. Ndërsa vendet me numrin më të madh të shtetasve që shkelin afatin e vizave janë Meksika, Kolumbia, Haiti, etj.

Aplikimi dhe Rinovimi

Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë personat që kanë aplikuar, ose do të aplikojnë për vizë për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke filluar nga data 2 shtator 2025, aplikantët për viza jo-emigruese janë të detyruar të paraqiten për një intervistë me një zyrtar konsullor.

Këtu përfshihen edhe ata që do të rinovojnë vizën e tyre drejt SHBA-ve.

https://www.facebook.com/usembassytirana?ref=embed_post

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular