HomeSocialeTërmeti me magnitudë 6.1 godet Turqinë/ Njerëzit të panikosur dalin në rrugë,...

Tërmeti me magnitudë 6.1 godet Turqinë/ Njerëzit të panikosur dalin në rrugë, PAMJE nga ndërtesat e shembura

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë goditi mbrëmjen e sotme Turqinë perëndimore, sipas një njoftimi nga autoriteti i menaxhimit të fatkeqësive në vend, AFAD. AFAD tha se tërmeti ndodhi në provincën Balikesir, pranë qytetit më të madh të Turqisë, Stambollit, por nuk pati raportime të menjëhershme për viktima. 

Gjithashtu tërmeti u ndje në ishujt e Egjeut Lindor, si Samos dhe Mytilene. Po ashtu raportohet për dëme të konsiderueshme materiale. Disa minuta më vonë, pati një lëkundje pasuese me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter dhe një tjetër me magnitudë 4.1.

Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, në një postim në X, tha: “Një tërmet me magnitudë 6.1 ndodhi në Sidirgi, Balikesir. Të gjitha ekipet e AFAD dhe agjencive përkatëse filluan menjëherë hetimet në vend në lidhje me tërmetin, i cili u ndje në Stamboll dhe provincat përreth.”

Ndërkohë Kryetari i bashkisë së Balıkesir, Sındırgı Sak, deklaroi se 10 ndërtesa në këtë zonë janë shembur dhe se për momentin nuk mund të merren informacione nga disa zona. Ai deklaroi gjithashtu se katër persona janë shpëtuar, ndërsa kërkimi për dy të tjerë vazhdon.

https://twitter.com/i/status/1954597686541168683
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular