HomeAktualitetTatimet: Rritje me 60% të faturimit në tregun agro-ushqimor të Tiranës

Tatimet: Rritje me 60% të faturimit në tregun agro-ushqimor të Tiranës

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Tatimet njoftojnë se si rezultat i aksioneve të nisura në muajin korrik për formalizimin e sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë, është rritur me 60% faturimi në tregun agro-ushqimor të Tiranës.

Vazhdon monitorimi dhe kontrollet për formalizimin e tregut ushqimor dhe rritjen e sigurisë ushqimore, informojnë tatimet.

Administrata Tatimore dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural kanë zhvilluar gjatë kësaj jave monitorime dhe kontrolle në të gjithë Shqipërinë.

Nga analiza e tregut agro-ushqimor në Tiranë është konstatuar një rritje prej 60% e faturimit të deklaruar, bën me dije administrata tatimore.

Tatimet njoftuan javën e kaluar përfundimin e aksionit të monitorimit në terren, ku për 20 ditë u inspektuan 283 subjekte dhe u bllokuan 103 ton mallra që nuk përmbushnin kriteret ligjore për tregtim.

Sipas Tatimeve, faza e dytë e monitorimit, synon të verifikojë në vazhdimësi shoqërimin e produkteve me faturë tatimore.

Qëllimi është i qartë: formalizim i tregut, rritje e sigurisë ushqimore dhe mbrojtje e konsumatorit. Zero Tolerancë ndaj subjekteve, pjesë e zinxhirit të tregut të produkteve bujqësore dhe blegtorale, që nuk respektojnë ligjin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular