HomeAktualitetGJKKO cakton DATËN: Më 13 gusht, do shqyrtohet kërkesa e Ilir Metës...

GJKKO cakton DATËN: Më 13 gusht, do shqyrtohet kërkesa e Ilir Metës për liri

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Gjykata e Posaçme ka caktuar datën 13 gusht, ora 10:00, për të shqyrtuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për heqjen e masës së sigurisë “arrest në burg”. Seanca do të mbahet përpara gjyqtarit Erion Çela, pasi gjyqtari paraprak Erion Bani shpalli mos kompetencën për të gjykuar këtë çështje.

Meta, përmes avokatit të tij, ka këmbëngulur që kërkesa të shqyrtohet nga gjyqtari i çështjes dhe në prani të njërit prej prokurorëve të dosjes, duke ngritur pretendime për procedurë të rregullt ligjore.

Vendimi i ardhshëm i GJKKO pritet me interes, pasi lidhet me masën e sigurisë më të rëndë të dhënë ndaj një ish-kreu shteti në Shqipëri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular