HomeAktualitetDhjetëra vatra zjarri në qarkun e Shkodrës, situata më kritike në Fushë-Arrëz!...

Dhjetëra vatra zjarri në qarkun e Shkodrës, situata më kritike në Fushë-Arrëz! Dy banesa të evakuara

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e qarkut Shkodër janë regjistruar dhjetëra vatra zjarri, shumica e të cilave janë izoluar nga ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, policisë, shërbimit pyjor dhe ushtrisë.

Në Shkodër janë shënuar 11 raste zjarri në zona të ndryshme, përfshirë fshatrat Dragoç, Postribë, Ura e Shtrejtë, Bardhaj, Dajç, Suka Dajç, Berdicë dhe lagjen Kiras në qytet. Të gjitha vatrat u shuan në kohë, duke shmangur përhapjen. Gjithashtu, është ndërhyrë në një vatër në zonën pyjore Baks–Rrjoll (Kënetë Domni), e cila aktualisht është e izoluar nga sipërfaqja ujore.

Përveç ndërhyrjeve në territorin e saj, Bashkia Shkodër dërgoi 2 automjete zjarrfikëse në ndihmë të bashkive Vau Dejës dhe Malësi e Madhe.

Në Malësinë e Madhe janë regjistruar 2 raste zjarri, në fshatin Grumirçezmë (NJA Gruemirë) dhe në malin e Hotit (NJA Kastrat). Aktualisht nuk ka vatra aktive.

Bashkia Vau Dejës u raportuan 4 raste zjarri, ndër të cilët më problematiku ishte në fshatin Hajmel. Situata u menaxhua pa dëme në njerëz apo banesa. Të gjitha rastet u raportuan në kohë pranë AKMC-së.

Në Pukë janë shënuar 2 raste zjarri, ku një vatër në fshatin Mesul vijon aktive. Për shkak të erës së fortë, ekziston rreziku që ajo të dalë jashtë kontrollit. Në vendngjarje ndodhet një automjet zjarrfikës me efektivë.

Fushë-Arrëz- Situata më e rëndë është regjistruar në këtë bashki, ku vatra e nisur në fshatin Xath u përhap gjatë natës, e favorizuar nga era e fortë, duke depërtuar në fshatin Flet dhe zonën e quajtur “Kunorë Dardhe”. Zjarri ndodhet në terren malor, çka e vështirëson ndërhyrjen nga toka, dhe po digjen kryesisht pisha e bimësi e ndryshme. Dy banesa u evakuuan dje, por aktualisht nuk janë në rrezik.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular