HomePolitikeBujar Leskaj: Zjarri, armiku i të gjithëve! Le të jemi një zë,...

Bujar Leskaj: Zjarri, armiku i të gjithëve! Le të jemi një zë, një forcë, një popull, në mbrojtje të jetës dhe atdheut tonë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Nga Bujar Leskaj
Shqipëria po përjeton një nga verat më të rënda të viteve të fundit, për shkak të shpërthimit të paprecedentë të vatrave të zjarrit në të gjithë territorin e saj. Aktualisht janë regjistruar mbi 60 vatra zjarri aktive, të shpërndara nga jugu në veri, të cilat po shkaktojnë dëme të pallogaritshme në mjedis, ekonomi dhe mbi të gjitha, në jetën e qytetarëve.
Situata është tejet e rëndë në jug të vendit, ku disa prej vatrave më agresive kanë përfshirë zona të banuara dhe kanë shkatërruar qindra hektarë pyje, kullota, ullishte, pemëtore e pasuri të tjera natyrore. Nga Delvina në Tropojë, zjarret kanë shpërthyer me intensitet të lartë, duke e bërë të vështirë kontrollin e tyre nga toka. Ndërkohë, mungesa e ndërhyrjes ajrore në disa prej zonave më të prekura, si Delvina, ka rënduar ndjeshëm gjendjen e emergjencës.
Qarku Vlorës nën Alert:
Flakët në Delvinë po përhapen me shpejtësi dhe kanë rrethuar disa lagje, përfshirë Llaken dhe Xhemerhalles, ku banorët po përballen me frikën për jetën e tyre dhe humbjen e banesave. Pavarësisht përmasave dramatike të zjarrit, asnjë ndërhyrje ajrore nuk është bërë gjatë ditës, duke e lënë komunitetin të ndjehet i braktisur në një situatë kaotike dhe kërcënuese.
Në këto kushte, nuk mund të qëndrojmë indiferentë. Ky është një moment ku solidariteti nuk është thjesht një akt humanitar është një detyrë qytetare dhe morale.
Është koha për veprim të përbashkët, për bashkëpunim institucional dhe për mobilizimin e çdo force të mundshme – civile, ushtarake, shtetërore dhe vullnetare. Qytetarët në zonat e prekura kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme: për evakuim të sigurt, strehim të përkohshëm, ndihmë mjekësore dhe ushqimore, por mbi të gjitha për sigurinë e jetës së tyre.
Apelojmë për:

  • Ndërhyrje ajrore urgjente, në bashkëpunim me vendet fqinje dhe organizatat ndërkombëtare.
  • Përforcimin e strukturave të mbrojtjes civile, në mënyrë që ndërhyrjet nga toka të jenë më të efektshme.
  • Intensifikimin e mobilizimit te ushtrisë dhe të forcave zjarrfikëse në shkallë kombëtare, për të ndihmuar në menaxhimin e zjarreve në terren.
  • Mbështetje për banorët e evakuuar, përmes strehimit të përkohshëm dhe ndihmës së koordinuar me organizatat humanitare.
  • Informim transparent dhe të përditësuar nga autoritetet, për të shmangur panikun dhe për të udhëzuar qytetarët mbi masat që duhet të ndërmarrin.
    Në një situatë ku rrezikohen jetë njerëzish, shtëpi, pasuri dhe natyra e vendit tonë, solidariteti nuk duhet të mbetet vetëm në deklarata. Duhet të jetë i dukshëm në veprime konkrete, në ndihmën që i jepet njëri-tjetrit, në mbështetjen që ofrojnë strukturat shtetërore dhe në përgjegjësinë që duhet të tregojë secili institucion.
    Banorët e Delvinës, Gramshit, Poliçanit dhe zonave të tjera të prekura nuk janë vetëm. Ata kanë nevojë për ndihmën tonë, për zërin tonë, për presionin tonë ndaj autoriteteve që të veprojnë me urgjencë. Çdo vonesë mund të kushtojë jetë.
    Kjo nuk është një krizë lokale. Është një emergjencë kombëtare që kërkon reagim kombëtar. Të gjithë, pa dallim, kemi një rol për të luajtur – nga qytetarët e thjeshtë deri te nivelet më të larta të qeverisjes. Bashkëpunimi ndërinstitucional, koordinimi mes bashkive, përfshirja e shoqërisë civile dhe ndihma nga partnerët ndërkombëtarë duhet të bëhen menjëherë funksionale.
    Nuk ka kohë për pritje. Shqipëria është në flakë. Të mos lejojmë që këto flakë të shkatërrojnë jo vetëm natyrën dhe ekonominë, por edhe shpresën e njerëzve që presin ndihmë.
    Le të jemi një zë, një forcë, një popull, në mbrojtje të jetës dhe atdheut tonë.
    Mirënjohje për të gjitha forcat që janë në përballje me zjarrin, forcat e rendit, forcat zjarrëfikëse, emergjencat civile, forcat e ushtrisë dhe banorët e këtyre zonave, të cilët po sakrifikojnë gjithcka. Qarku Vlorë

Bashkia Delvinë – Zjarri i nisur në Finiq ka kaluar në territorin e Delvinës, duke rrezikuar edhe qytetin, pas fshatrave Pecë, Kranë, Krongj, Kardhikaq dhe Sirakat. Po vijon evakuimi i banorëve në zonat e rrezikuara. Në terren kanë operuar helikopteri i FA-së, 2 avionë grekë PZL, 1 helikopter çek dhe 1 sllovak. Bashkia Delvinë po hap breza mbrojtës me skrepa, ndërsa kërkohet mbështetje shtesë nga ajri për shkak të riskut të lartë.

Fshati Sevaster, Nj. A. Sevaster – Në terren ndodhet mjeti zjarrfikës i Selenicës me efektivët e tij. Flakët, të favorizuara nga era dhe terreni, po rrezikojnë disa banesa. Ka nisur evakuimi i banorëve.

Fshati Mesaplik, Nj. A. Brataj – Zjarri ka marrë përmasa të mëdha, duke rrezikuar banesa. Forcat zjarrfikëse të Vlorës po ndërhyjnë me mjete dhe efektivë, ndërkohë që po vijon evakuimi i banorëve.
Bashkia Dropull – Zjarri i ardhur nga Finiqi është shtrirë nga lartësitë mbi fshatin Goric deri në fshatin Dhuvjan (ish-reparti ushtarak i Leftokaresë). 20 forca të bashkisë Dropull po e mbajnë nën monitorim. Nuk ka rrezik për banesat.

Parku i “Rëzom” – Maja e “Lucës” – Vatra në sipërfaqe me shkurre e pyll vazhdon aktive. Terreni i thyer nuk lejon ndërhyrje me mjete, por AdZM do të kryejë ndërhyrje në orët e para të mëngjesit.
Lagjja “15 Tetori”, Vlora – Vatër aktive në kodrën pas bashkisë. Në terren ndodhet 1 mjet zjarrfikës me 3 efektivë.

Rrethrrotullimi i Orikumit – Vatër aktive, ku po ndërhyhet me 1 mjet zjarrfikës dhe 3 efektivë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular