HomeKryesoreInstituti për Bashkitë e Vendit kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore

Instituti për Bashkitë e Vendit kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Instituti për Bashkitë e vendit kërkon mbledhjen urgjente të Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile për të shqyrtuar shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, ndërkohë që Rama po përdor kartën e ‘pafajësisë’ së tij dhe qeverisë që drejton duke u shprehur se dhe fqinjët tonë po përcëllohen edhe pse i kanë mjetet e nevojshme.

Në një reagim zyrtar, Instituti thotë se duhet të bëhet edhe një vlerësim i plotë i dëmeve të shkaktuara.

“Sugjerojmë thirrjen urgjente të mbledhjes së Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile dhe marrjen në shqyrtim të shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, duke kategorizuar situatën si emergjencë civile sipas ligjit.”, thuhet në reagim, ndërsa apelon edhe banorët për të respektuar urdhrat e evakuimit.

Njoftimi i plotë

Instituti për Bashkitë Shqiptare ndjek me shqetësim situatën e krijuar nga zjarret masive që kanë prekur disa zona të vendit dhe shpreh sa vijon:

1. Së pari, shprehim solidaritet të plotë me të gjithë qytetarët dhe komunitetet e prekura nga flakët. Mendimet dhe mbështetja jonë janë me trupat zjarrfikës por jo vetëm që po përballen me rrezik për jetën e tyre.

2. Falënderojmë qytetarët dhe vullnetarët për angazhimin dhe bashkëpunimin e treguar me forcat e specializuara në përpjekjet për përballimin e situatës.

3. U bëjmë thirrje të gjithë banorëve të bashkive të prekura ose që ndodhen në zona me rrezik të lartë, të respektojnë thirrjet dhe udhëzimet e Ministrit të Mbrojtjes, Kryetarëve të Bashkive dhe Drejtorit të Emergjencave Civile, për masat e evakuimit të mundshëm.

4. Sugjerojmë thirrjen urgjente të mbledhjes së Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile dhe marrjen në shqyrtim të shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, duke kategorizuar situatën si emergjencë civile sipas ligjit.

5. Në këtë moment, të gjitha energjitë dhe burimet duhet të përqendrohen në operacionet për shpëtimin e jetëve dhe mbrojtjen e pronës private dhe publike.

6. Pasi të dilet nga faza emergjente, kërkojmë një vlerësim të plotë e real të dëmeve dhe zbatimin e masave ligjore për kompensimin dhe rikuperimin e tyre.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular