HomePolitike207 shtëpi të prekura nga zjarri/Rama: Do riktheheni në shtëpi më të...

207 shtëpi të prekura nga zjarri/Rama: Do riktheheni në shtëpi më të mira. Do dëmshpërblehen dhe krerët e bagëtive të humbura

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kryeministri Edi Rama ka dalë një një video mesazh ku ka folur lidhur me situatën e zjarreve në vend dhe dëmet e pësuara deri më tani.

Rama tha se reth 207 shtëpi janë prekur nga zjarri, prej të cilave rreth 40 familje, i kanë humbur plotësisht shtëpitë e tyre dhe premtoi t’u qëndrojë atyre pranë, derisa të rikthehen në banesa të reja. Kryeministri theksoi se ka nisur puna për inventarizimin e plotë të dëmeve, duke iu premtuar qytetarëve të prekur se do të kompensohen.

“Jam këtu për të ndarë me ju disa përshtypje dhe patjetër përpara përshtypjeve disa të dhëna lidhur me 48-72 orët e fundit të cilat ishin tejet të vështira për shkak të zjarreve që patën një zhvillim më të madh se sa çdo herë tjetër më parë se sa në këtë moment. Në radhë të parë dua që t’ju shpreh ngushëllim kujt humbi të afërmin e vet dhe t’ju shpreh të gjithë solidaritetin atyre familjeve që faktikisht kanë humbur shtëpinë nga zjarri.

Tani që flasim janë rreth 207 shtëpi të prekura nga zjarri, por në këtë numër hyjnë rreth 40 familje të cilat faktikisht e kanë humbur shtëpinë plotësisht. Dua t’i siguroj të gjithë, qoftë familjet që kanë humbur banesat plotësisht, qoftë ato të cilat kanë pësuar dëmtime në shtëpitë e tyre nga zjarri, se ne po bëjmë sipas protokollit të situatës dhe me autoritetet përkatëse inventarizimin e plotë të këtyre dëmeve dhe padiskutim se siç ka ndodhur në të shkuarën do të ndodhë përsëri. Askush nuk do të jetë vetëm dhe askush nuk do të mbetet pa e pasur në krah shtetin për t’u rikthyer në një shtëpi më të mirë dhe më të fortë.”, tha Rama.

Ai shtoi se deri tani numërohen 3 mijë e 619 krerë të humbur, dhe se shteti do të kompensojë “një për një” pa asnjë diskutim të gjithë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular