Egnatia i ka dhënë lamtumirën Europës për këtë edicion, duke u eliminuar në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Një eliminim me shumë pengje, pasi ka dalë pas shtesave përballë Olimpija Ljubljanës
Në sfidën në shtëpi, ekipi I Tetovës kërkonte me çdo kusht fitoren pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë. Kështu rrogozhinasit shënuan 4 herë brenda 8 minutave të parë, por vetëm një gol, ai i Lushkjes, ishte i vlefshëm.
Rrogozhinasit vazhduan të sulmonin dhe dukeshin në kontroll, por një goditje këndi ndryshoi gjithçka dhe solli barazimin e miqve, të cilët fituan zemër dhe vunë nën trysni kampionen e Superiores. Në pjesën e dytë ata gjetën një tjetër gol dhe menjëherë pas tij Jahaja la ekipin e Egnatias me 10 lojtarë. Por Lushkja gjeti golin për të barazuar rezultatin e për të çuar sfidën në shtesa.
Aty Olimpija bëri diferencën me dy lojtarë nga stoli, Durdov e Blanko, të cilët shënuan në secilën nga kohët shtesë, duke mbyllur këtu rrugëtimin e Egnatias në këtë edicion në Europë.
EGNATIA-OLIMPIJA LJUBLJANA 2-4
6′, 86′ Lushkja / 32′ Jelenkoviç, 79′ Marin, 99′ Durdov, 107′ Blanko