Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet fillimisht i kthjellët, ndërsa gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura më të theksuara në relievet malore.
Në mesditë deri pasdite vranësirat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët lokalisht në jugperëndim dhe qendër të vendit, po ashtu në verilindje në relievet në male.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era do të fitojë shpejtësi deri në 8 m/s.
Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

