Nga Naim Hasani
Opozita shqiptare është në kufijtë e mbijetesës e kjo, jo për fajin e shqiptarëve dhe as ndërkombëtarëve. Shqiptarët kërkojnë një lidership të ri opozitar, jo nongrata nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar, jo ata që kanë drejtuar në parti dhe qeveri prej themelimit të PD, jo ata që kanë lidhje me të shkuarën komuniste por dhe korruptive të 35 viteve. E njëjta gjë dhe me ndërkombëtarët; kërkojnë një lidership të ri në opozitë të jetë konkurrues dhe i pa inkriminuar dhe korruptuar me qëllim për të qenë bashkëpunëtorë me ta dhe shpresa e shqiptarëve. Kjo nuk po ndodh! Shansi iu dha, ish ambasadorja Yuri Kim deklaroi në oborrin e PD demokratëve prerazi dhe qartë me zë dhe figurë: Distancojuni nga Non Grata që të mos hani bar! Në PD e kanë dëgjuar, kanë parë çdo raport të DASH dy herë dhe së fundmi që konfirmojnë vazhdimin e SHBA për të ndjekur të njëjtën sjellje politike edhe me administratën Trump ndaj personave të shpallur të padëshiruar prej tyre. E për çudi në vend të reflektimit të sjelljes ndryshe me shqiptarët dhe ndërkombëtarët, lidershipi i PD me në krye Sali Berishën vazhdojnë luftën kundër imperalizmit amerikan! Deri para fitores së Trump nuk kishin shpresë pasi kishin shpallur armik të shqiptarëve Blinken, nr.2 te SHBA. Pas fitores së Trump ngritën pritshmërinë në opinionin publik, bënë një tollovi mediatike me mediat që i kanë nën kontroll duke turullosur mbështetësit se nongrata do të hiqej para zgjedhjesh, se Berisha do të vizitonte SHBA, do të kishte takime dhe e gjitha kjo e veshur nën petkun e emrit “La Civita”. Asgjë nuk ndodhi! çfarë doli me vonë ishte e tmerrshme, e dhimbshme për një shqiptar të ndershëm që punon 12 orë në ditë dhe merr rrogë 400 euro. PD dhe Sali Berisha kishin paguar 6 milionë euro për të ndikuar të administrata amerikane për heqjen e nogratës. Kjo është tallje, është fyerje për mbështetësit dhe shqiptarët e ndershëm që mund të të besonin një ditë se je bërë pishman për çfarë kë bërë dhe se ke ndryshuar. Një pagesë e tillë është konfirmim i qartë që je i korruptuar. Më këtë çështje le të merret drejtësia, por një tentativë të tillë e bëri në Angli duke e kërkuar heqjen e nongratës në gjykatë gjë që u hodh poshtë nga drejtësia më e mirë në botë. Në raporti më të fundit të DASH firmosur nga sekretari i Shtetit Marko rikujtohet në raport vendimi 7031(c) i ish-Sekretarit të Shtetit, Blinken, për shpalljen Non Grata të ish-kryeministrit Sali Berisha, me motivacionin për korrupsion dhe për veprime zyrtare që kanë çuar në përfitime dhe interesa të familjes së tij. Citohet njëkohësisht se SPAK akuzoi gjithashtu dhëndrin e tij për korrupsion dhe pastrim parash. “SPAK sekuestroi pasuri të paluajtshme, llogari bankare dhe pjesën e dhëndrit në kompanitë e lidhura me korrupsionin“, thuhet mes të tjerave, në raportin e Departamentit të Shtetit. Fjalët i merr era, propaganda nuk vlen më.
Opozita duhet të shkoj tek shqiptarët ndershëm jo me hipokrizi, me personalitetet më të mira të shoqërisë, të bëjë revolucion brenda vetes dhe të largojë non-gratën dhe oborrtarët e tij që vetëm po ju vrasin shpresën shqiptarëve me keq se Mbreti Rama i kurorëzuar nga vete Sali Non-Grata me 11 Maj 2025 si dhuratë për lirimin nga arresti shtëpiak dhe nënshtrimin total ndaj tij.
Kur demokratët dhe opozita të bashkohen me një lidership të ri dhe të formuar totalisht në perëndim jashtë çorbës së prishur politike te 34 viteve të fundit, me intelektualë tërësisht të suksesshëm në USA, UK dhe Europë atëherë do te përballemi me “mbretin” për një Shqipëri si gjithë Europa.
Tani përballja është me veten si emergjencë e vonuar kombëtare dhe pastaj pas reflektimit dhe organizimit me bijtë e bijat më të mira që nuk kërkojnë karrige e ryshfete, por një Shqipëri si gjithë Europa, pastaj sa më parë përballja me regjimin dhe veprimi në unison me UK dhe USA për një alternative bindëse qeverisëse që ju jep shqiptarëve kudo që janë, shpresën se vendi ynë nuk do te shuhet por do të ecë përpara drejt kombeve të qytetëruara dhe do te jetë një frymëzim e uragan që çdo shqiptarë të ndjehet krenar e të votojë me shpirt ndryshimin e ndaluar tash 34 vitet nga neokomunistët qe nuk ju ndanë kurrë Shqipërisë që nga lufta e dytë botërore e deri sot.
ËSHTË KOHA PËR REFLEKTIM, KOHA PËR REVOLUCION Shpresëdhënës, SOT BRENDA VETES E NESËR KUNDËR “MBRETIT”!