Fibank Albania ka ndërmarrë një nismë të veçantë për të mbështetur pensionistët, duke krijuar një paketë të plotë shërbimesh bankare, të ndërtuara posaçërisht për të përmbushur kërkesat e tyre.
Çdo pensionist që zgjedh të marrë pensionin përmes Fibank do të përfitojë një gamë shërbimesh të dedikuara, të cilat ofrojnë më shumë siguri, komoditet dhe lehtësi në menaxhimin e përfitimeve të tyre mujore.
Kjo nismë që inkurajon pensionistët të transferojnë pagesat e pensionit në një llogari bankare është në përputhje të plotë me rregulloret në fuqi dhe me fushatën informuese të Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH). Procesi mund të kryhet lehtësisht përmes portalit e-Albania duke përdorur shërbimin “Kërkesë për transferimin dosjeje përfitimi (pensioni)”. Është i thjeshtë, i shpejtë dhe eliminon burokracinë e panevojshme, duke i ndihmuar pensionistët të shmangin radhët e gjata në sportelet postare.
Fibank ofron Bonus Mirëseardhje prej 2,000 Lek dhe shumë përfitime shtesë për pensionistët
“Pensionistët janë klientët tanë të preferuar,” – u shpreh Elma Lloja, Drejtore Ekzekutive & Drejtore e Segmentit të Retail në Fibank. “Çdo klient që merr pensionin në Fibank përfiton menjëherë 2,000 lekë të kredituara në llogarinë e tij. Nëse ai rekomandon një pensionist tjetër për të hapur llogari pensioni në Fibank, të dy përfitojnë nga 2,000 lekë secili.”
Përveç bonusit të mirëseardhjes, pensionistët përfitojnë edhe nga një ofertë e veçantë depozite 1-vjeçare me normë interesi 3% në lekë, euro ose dollarë amerikanë. Kjo depozitë është menduar posaçërisht për pensionistët, duke ofruar fleksibilitet të plotë për depozitim ose tërheqje të fondeve në çdo kohë. Edhe në rast të tërheqjes së pjesshme ose të plotë para maturimit, interesi do të paguhet për numrin e saktë të ditëve që fondet kanë qëndruar në bankë.
Fibank – zgjedhja e duhur për pensionistët që kërkojnë siguri, lehtësi dhe fitim nga kursimet e tyre.
Avantazhet e marrjes së pensionit përmes Fibank
- Bonus mirëseardhje prej 2,000 lekësh
- Bonus 2.000 lekë edhe per mikun qe ju ka referuar
- Zero tarifë mujore për mirëmbajtjen e llogarisë
- Kartë debiti falas me akses 24/7 në bankomate
- Pagesa automatike të faturave të shërbimeve, të planifikuara sipas datës së zgjedhur nga pensionisti
- Norma interesi preferenciale për kursime dhe depozita
- Transferim i lehtë i pensionit në llogaritë e kursimeve ose depozitave përmes aplikacionit mobile të Fibank, me norma interesi preferenciale, tepër e vlefshme sidomos per pensionistët që jetojnë jashtë vendit
Stafi i dedikuar në Fibank është gjithmonë i gatshëm të asistojë për çdo kërkesë apo pyetje duke e përshtatur shërbimin e paketës së përfitimeve për pensionistët.
Si transferohet pensioni në Fibank përmes e-Albania?
- Hapni një llogari pensioni në Fibank – vizitoni degën më të afërt vetëm me kartën e identitetit.
- Hyni në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin “Kërkesë për transferimin dosjeje përfitimi (pensioni)”
- Vendosni të dhënat e Fibank Albania dhe numrin e llogarisë tuaj.
- Konfirmoni kërkesën – transfertat e pensionit do të nisin nga muaji pasardhës.
📌 Mos prisni! Bëjeni më të lehtë marrjen e pensionit tuaj – shmangni radhët e gjata dhe përfitoni paketën ekskluzive të përfitimeve. Zgjidhni një mënyrë, të shpejtë, tësigurt dhe të dobishme për të marrë pensionin tuaj.
Jeni të mirëpritur në Fibank – Zgjedhja e duhur për pensionistët që kujdesen për të tashmen dhe të ardhmen.