HomeOP EDA mund të rrëzohet një pushtet me Lider autokrat, nga një opozitë...

A mund të rrëzohet një pushtet me Lider autokrat, nga një opozitë me Lider autoritar?! Nga Neritan Vladi

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Nga Neritan Vladi
Në prag të rinisjes së sezonit politik në shtator, dy janë lajmet që po priten me kërshëri: Kabineti qeveritar Rama x dhe kabineti “i ri” opozitarë, Berisha x.

Themi “x”, sepse që të dy në karrierat e tyre të stërgjata politike kanë formuar shumë kabinete, si në qeverisje ashtu edhe në opozitë, por ajo që mbahet mend është vetëm autoriteti i tyre absolut. Të tjerët rreth tyre vijnë e ikin si hije, pa indentitet të spikatur politik.

Tashmë, Edi Rama, pasi siguroi mandatin e katërt dhe shumicën absolute në parlament, as që po përpiqet më të fsheh faktin se është Lideri Suprem dhe absolut në PS dhe qeverisje. Kur një vend, (Si Shqipëria), populli i të cilit ka zgjedhur demokracinë si sistem politik, ka në krye të shtetit një lider autokrat është fatkeqësi e madhe. Por kjo fatkeqësi shndërrohet në një kurth, në tragjedi, kur edhe lideri i opozitës është një lider autoritar.

Sipas politoligut të njohur Tymothy Snyder, kur një lider autoritar drejton një forcë opozitare, (si në rastin e PD, aktualisht e bllokuara nga një lider i pakontestueshëm si Sali Berisha), kultura e meritës dhe përgjegjësisë është e deformuar:

– Kur ndodh ndonjë sukses (protestë masive, mbështetje publike, ndonjë fitore e vogël), lideri glorifikohet.
– Kur ka humbje, stagnim, dështim elektoral apo krizë besueshmërie, faji shpërndahet: “gabuan strukturat”, “na tradhtuan njerëz”, “nuk na ndihmoi populli”, “s’kishim kushte”.

Ky model kultivon frikë, vetëcensurë dhe mungesë gare të vërtetë. Opozita kthehet në një strukturë pasive dhe e varur nga lideri, ku askush nuk merr guximin të kritikojë drejtimin, sepse do akuzohej për përçarje ose tradhti.

Pra, edhe në opozitë, një strukturë autokratike funksionon me të njëjtën logjikë: Lideri ka lavdinë, të tjerët përgjegjësinë. Pikërisht kjo po ndodh sot në PD, kjo është situata politike në Shqipëri; Një mazhorancë në pushtet me një lider autokrat si Edi Rama dhe “përball” saj si “alternativë”, një opozitë që udhēhiqet nga një lider autoritar dhe absolut si Sali Berisha.

Por a mundet që njëra anë e monedhës, të eliminojë anën tjetër të së njëjtës monedhë?! A mundet që një qeverisje e keqe me një lider autokrat, të rrëzohet apo të mundet nga një opozitë, e cila edhe ajo, udhëhiqet nga një lider autoritar si Sali Berisha, i cili mjafton të “zhduket” 2 ditë dhe partia dhe i gjithë opozitarizmi i saj, (Edhe ashtu siç është fals dhe hipokrit), fiket fare?!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular