HomeKultureTë rinjtë dhe leximi, Alda Bardhyli,  drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Librit...

Të rinjtë dhe leximi, Alda Bardhyli,  drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit: Të prirë më tepër drejt leximit online

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Në epokën e teknologjisë dhe informacionit të shpejtë, leximi i librave tradicionalë duket se po humbet terren mes të rinjve. Pajisjet elektronike, rrjete sociale dhe përmbajtja vizuale kanë ndryshuar mënyrën sesi të rinjtë e përthithin sot informacionin.

Shpesh leximi shihet si një detyrë shkollore, jo si një pasion apo kënaqësi. Për këtë arsye, është e rëndësishme të promovohen libra që lidhen me përvojat, sfidat dhe ëndrrat e të rinjve sot.

Për këtë vijnë në ndihmë edhe aktivitetet që zhvillon Qendra e Leximit dhe Shkrimit.

“Puna jonë ka qenë e përqendruar te të rinjtë dhe sfida e leximit. Kjo sfidë është e shoqërisë, familjes dhe institucioneve arsimore dhe përpiqemi që përmes fushatave dhe aktiviteteve të ndryshme të leximit të flasim mbi rëndësinë e tij sidomos te të rinjtë. Një brez i lexuar do të thotë një shoqëri më e mirë nesër, një shoqëri më e shëndetshme. Konceptimi i leximit sot ka ndryshuar sidomos te të rinjtë, ku leximi bëhet përmes platformave të ndryshme online, por është e rëndësishme që të rinjtë po orientohen më tepër drejt leximit, jo vetëm për përmirësim të vetes së tyre, por edhe të ardhmes”, u shpreh Alda Bardhyli, Drejtore e Qendrës së Leximit dhe Shkrimit, Ministria e Kulturës.

Sipas ekspertëve të fushës, të rinjtë duhet të lexojnë më tepër letërsi që nxit mendimin kritik, zhvillon imagjinatën dhe ndihmon në formimin e personalitetit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular