HomeSportKumbulla prezantohet para tifozëve të klubit të ri: Pres me padurim të...

Kumbulla prezantohet para tifozëve të klubit të ri: Pres me padurim të takoj… Vedatin

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Marash Kumbulla është prezantuar sot si futbollisti më i ri i Majorkës, ku u transferua në huazim me të drejtë blerje nga Roma. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka qenë edhe vitin e kaluar në Spanjë si pjesë e Espanjol, ndaj njeh mirë La Liga, ku pret që të lërë shenjë edhe me klubin e ri, siç shpjegoi vetë në deklaratat e para si futbollist i tij.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Fola me drejtorin, Pablo, si dhe me trajnerin, dhe ata kanë shumë besim tek unë. Më treguan shumë për projektin e Majorkës dhe kur klubi më thirri, doja të isha këtu sa më shpejt të ishte e mundur.

Dua të luaj sa më shumë ndeshje të jetë e mundur dhe të ndihmoj ekipin të arrijë sa më shumë të jetë e mundur. Shpresoj që gjithçka të shkojë sipas planit.

Me trajnerin, folëm për atë që ai dëshiron, për klubin, tifozët dhe gjithçka që përfaqëson Majorka. Më pëlqeu shumë.

Me Vedatin (Muriqin), folëm kur e takova këtu kur luajta me Espanjol. Kam një marrëdhënie të mirë me të dhe dua ta takoj së shpejti.

Mesazh për tifozët? Faleminderit për mikpritjen. Do të jap gjithçka për këtë stemë dhe dua të luaj këtu me ta në Majorka”, ishin fjalët e para të Kumbullës si futbollisti i ri i klubit spanjoll.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular