HomeRajoniHaga vendos kufizime për vizitat tek Hashim Thaçi. Ish-udhëheqësve të UÇK-së u...

Haga vendos kufizime për vizitat tek Hashim Thaçi. Ish-udhëheqësve të UÇK-së u refuzohet lirimi i përkohshëm

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Gjykata e Hagës ka marrë vendim për të pranuar kërkesën e Prokurorisë për vendosjen e kufizimeve në vizitat që mund të ketë ish-presidenti Hashim Thaçi. Në listën e personave që nuk do të lejohen të kryejnë vizita jo të privilegjuara te Thaçi përfshihen: Artan Behrami, Blerim Shala, Ismail Syla, Vllaznim Kryeziu, Milaim Ahmetaj, Milaim Cakiqi, Avni Kastrati, si dhe katër persona të tjerë, emrat e të cilëve mbeten të redaktuar.

Në kërkesën e saj, Prokuroria kishte propozuar që kufizimet të shtriheshin edhe te tre vëllezërit e Thaçit, me arsyetimin se gjatë vizitave ata kanë diskutuar për dëshmitarë të mbrojtur dhe për mënyrën se si ata duhet të dëshmojnë. Megjithatë, gjyqtarja Masselot e ka refuzuar këtë kërkesë, duke theksuar rëndësinë e respektimit të të drejtës për jetë familjare dhe duke marrë parasysh faktin se familja, përfshirë vëllezërit, i ofron mbështetje morale Thaçit, sidomos pas ndarjes nga jeta të babait të tij.

Prokuroria pretendon se disa nga personat e lartpërmendur, gjatë vizitave, kanë marrë udhëzime nga Thaçi për t’ua përcjellë dëshmitarëve, duke e konsideruar këtë si rrezik për zbulimin e informacioneve konfidenciale. Në një rast të veçantë, sipas vendimit, një prej personave të redaktuar ishte pjesë e një vizite më 1 korrik 2023, ku, së bashku me Thaçin, Behramin dhe Kastratin, u fol për dëshminë e një dëshmitari të mbrojtur.

Hashim Thaçi gjendet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Ai po përballet me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndërsa në dhjetor të vitit të kaluar ndaj tij është ngritur edhe aktakuzë për pengim të administrimit të drejtësisë. Po ashtu, Apeli i ka refuzuar Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit kërkesën për lirim të përkohshëm.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular